Një hotel luksoz në Korenë Jugore ka kërkuar falje pasi pushuesit janë ankuar se njerëzit nga jashtë mund t’i shihnin ata brenda saunës apo banjos së hotelit.
Në këtë mënyrë hoteli me pesë yje “The Grand Josun” i vendosur në ishullin Jeju lëshuar një kërkimfalje pasi xhamat e errët të saunës lejonin që të shihej ambienti brenda, prej rrugës.
Përmes një postimi në faqen e ëeb, hoteli ka njoftuar puna në saunë është pezulluar përkohësisht deri në rregullimin e problemit.
Ndërkohë një bloger korean i cili kishte kaluar muajin e mjaltit për disa ditë në këtë hotel është shprehur se kjo ishte eksperienca e tij më e keqe pasi një ditë derisa po ecte jashtë hotelit kishte arritur që t’i shihte njerëzit brenda saunës.
“Unë dhe gruaja ime u shokuam me atë që kuptuam. Kjo do të thotë se ne kemi përdorur banjën apo saunën dhe të tjerët kanë mundur të na shohin”, ka shkruar blogeri në postimin e tij.l.k/abcnews.al