Hoteleri-turizëm, profesionistë të munguar apo të keqpaguar në Lezhë

schedule17:28 - 6 Mars, 2021

schedule 17:28 - 6 Mars, 2021

Nga Gjergj Figuri

Sektori i shërbimeve në hoteleri, bare dhe restorante në ofron rreth 3 mijë vende pune. Po më shumë se 90% e tyre nuk kanë asnjë kualifikim, ju mungon dhe eksperienca. Kjo bën që një zonë turistike si Lezha të këtë probleme në dhënien e shërbimeve.

Shkolla profesionale dhe kurset e ndryshme nuk plotësojnë nevojën që ka sektori I turizmit e sidomos stinën e verës ku dhe numri i të punësuarve 5 fishohet.

Interesi i të rinjve nuk është i lartë për tu shkolluar. Bardh Dedegjonaj, drejtor i shkolles profesionale, “Kolin Gjoka” tregon se nga kjo shkollë ka dalë brezi i parë që ka përfunduar arsmin për hoteleri-turizëm.

Kemi nxjerrë vetëm një brez për hotelieri-turizëm prej 47 personash dhe jo të gjithë punojnë në Lezhë kanë ikur dhe jashtë. Një numër kaq i vogël s’plotëson nevojat duhet dhe vetë sipërmarrësit ti trajnojnë punonjësit”, ka thënë  Bardh Dedegjonaj.

Po kështu dhe Arbër Avdija një prej profesorëve të shkollës profesionale tregon një nga shkaqet kryesore se përse të rinjtë nuk duan të shpenzojnë kohë për të  marrë dije nëpër kurse.

“Pagesat janë të ulëta dhe sezoni është i shkurtër. Bizneset duhet ti paguajnë më mire”, ka thënë Avdija.

Po nga ana tjetër vetë bizneset paçka se mund të kenë dëshirë të punësojnë profesionistë nuk I rritin dot pagat, pasi vitin që lamë pas nuk kanë pasur fitime të mjaftueshme për shkak edhe të pandemisë.

Kemi vështirësi për kamariere dhe banakierë deri dhe pastrues. Paguajnë aq sa punë kemi”, është shprehur Arben Kola administrator në një bar Kafe

“Kemi vështirësi për punonjës. Të ikin në mes të sezonit”, ka thënë  Hysen Selmani administrator restoranti.

Gjorgjon Kola ka vite që punon si kamarier.

“Duhet të simulohen punonjësit me paga më të mira. Fytyra e kamarieri është fytyra e lokalit”, ka thënë ai./abcnews.al