Biznesmeni Nikollaq Goro u ekzekutua mëngjesin e sotëm në Himare nga persona ende të paidentifikuar duke rikthyer frikën e ngjarjeve të rënda në vend.
Dyshohet se Goro u ekzekutua nga një person që zbriti nga furgoni, në të cilin udhëtonin katër persona. Personi që zbriti ka qëlluar me breshëri automatiku në drejtim të biznesmenit duke e lënë të vdekur në vend, ndërsa motra ka marrë një plumb në këmbë dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Siç pasqyrohet edhe në regjistrat e QKB-së, Goro rezulton se ka investuar në sektorin e ndërtimit dhe hotelerisë në zonën e Himarës. Ai i ka regjistruar bizneset nën logon “ARG”.
Lexo edhe: Detaje nga vrasja e biznesmenit në Himarë: Katër persona ishin në një furgon, njëri zbriti dhe qëlloi
Krahas ndërtimit dhe hotelerisë, në pronëri të Goros është edhe një kafe e njohur në Himare, e vendosur në pjesën qendrore të qytetit, përballë portit.
Njoftimi i policisë:
Më datë 17.10.2020, rreth orës 08.55 minuta në vendin e quajtur rrethrrotullimi që të çon në lagjen Spille Himarë, nga një person ende i pa identifikuar është vrarë me armë zjarri shtetasi N.G, 51 vjeç. Si pasojë është plagosur lehtë në këmbë edhe shtetasja E. Q., 57 vjeçe, jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, janë ngritur pika kontrolli në aksin rrugor Himarë – Borsh e Himarë – Vlorë.
Në ndihmë të Policisë Vendore janë nisur forcat Operacionale dhe Shqiponjat e DVP Vlorë.
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve. /abcnews.al