Horror në ambasadat e Ukrainës nëpër BE, mbërrijnë pako të përgjakura me sy të nxjerrë

schedule13:03 - 2 Dhjetor, 2022

schedule 13:03 - 2 Dhjetor, 2022

Saga e pakove misterioze vazhdon në ambasadat ukrainase. Ditën e sotme, disa pako të përgjakura që përmbanin sy të kafshëve, janë dërguar në ambasadat ukrainase në disa vende të BE-së pas “letrave-bombë”, në ambasadën ukrainase në Madrid, sipas skynews.

Pakot u dërguan në ambasadat e Kievit në Hungari, Holandë, Poloni, Kroaci dhe Itali.  Ata u dërguan gjithashtu edhe në konsullatat e përgjithshme në Napoli dhe Krakov.

Disa pako të dyshimta u zbuluan në Spanjë këtë javë, përfshirë një në zyrën e kryeministrit spanjoll, ambasadën ukrainase dhe një kompani armësh që furnizon Ukrainën.

Është e paqartë nëse incidentet janë të lidhura me njëra tjetrën, por dy “letra-bombë” të dërguara në Spanjë duket se kanë ardhur nga i njëjti dërgues, pas një adresë identike emaili që u gjet në pako.

Ministri i Jashtëm Dmytro Kuleba tha se incidentet janë pjesë e një përpjekjeje për të frikësuar diplomatët ukrainas. Kuleba tha se në zarfe kishte bojë të kuqe, që ngjasonte me gjak.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!