Dashi
Kjo ditë do të jetë mjaft e mirë për të lindurit e kësaj shenje. E shtunë dinamike dhe plot pozitivet ju pret, prandaj mblidhni forcat dhe bëhuni gati që të argëtoheni.
Nëse dëshironi që të arrini qëllimet tuaja duhet të dilni pak nga vetja juaj, pasi vetëm kështu të tjerët do të mund të kuptojnë se çfarë jeni në gjendje të bëni.
Sa i përket lidhjes tuaj të dashurisë çdo gjë do të jetë e qetë dhe nuk priten të ndodhin surpriza.
Demi
Pozicioni i keq i planetëve nuk do të jetë aspak i favorshëm, gjë që do të vështirësojë edhe gjërat më elementare për ju. Megjithatë ju sugjerohet të mos bini pre e viktimizimit.
Nuk ka nevojë të vini përpara përgjegjësitë dhe të lini mënjanë argëtimin, është e mundur t’i keni të dyja.
Mesazhi për këtë të shtunë është që duhet të relaksoheni pak më shumë dhe të pranoni atë që ju del përpara.
Binjakët
Pas një periudhe deri diku pozitive sot dita duket se do të fillojë me të ”përpjeta”.
Megjithatë, edhe pse do të djersitni shumë, rezultatet që do të arrini do t’ju sjellin një kënaqësi në fund.
Kolegët tuaj në punë do ju shohin shtrembët por kjo gjë nuk do ju shqetësojë aspak dhe do të vazhdoni rrugën që keni nisur.
Financat tuaja janë në ditën më të keqe prandaj duhet të tregoni kujdes me shpenzimet.
Gaforrja
Kjo periudhë nuk është aspak e lehtë për personat që i përkasin kësaj shenje. Në drejtim të aktivitetit ekonomik disa lëkundje të vogla do ju devijojnë nga rrugë.
Vetëm Hëna sot duket se do të jetë e predispozuar t’ju ndihmojë në jetën tuaj sentimentale. Në mbrëmje një surprizë tepër e këndshme ju pret nga partneri.
Luani
Një situata yjore e trazuar, do të reflektohet edhe te ju duke bërë që t’ju mungojë qetësia shpirtërore aq e nevojshme në momente tensioni. Këtë të shtunë edhe dashuria do të jetë e zbehtë për ju.
Disa probleme në punë do reflektojnë dhe në jetën tuaj sentimentale. Do të jeni tepër të ngarkuar gjë e cila do t’ju shkaktojë pagjumësi.
Virgjëresha
Me gjithë vështirësitë në të cilat ndodheni, ju përsëri do të keni forcë të përballoni një ditë tepër të ngarkuar dhe me shumë punë. “Kokëfortësia” e cila është karakteristike e juaja nuk ju ndihmon aspak, përkundrazi do t’ja u bëjë jetën më të vështirë. Dashuria nga partneri dhe familjarët tuaj nuk do t’ju mungojë aspak.
Peshorja
Një prej periudhave më të bukura të vitit ju pret këto kohë, por është e nevojshme që të harroni sa shumë kushtojnë gjërat dhe të besoni se fati do të kujdeset për ju dhe planet tuaja.
Sa më pak kohë të shpenzoni duke u shqetësuar për paratë, aq më mirë do të jetë. Këtë të shtunë këshilla jonë është të merrni partnerin tuaj dhe të arratiseni për një fundjavë tepër të këndshme në një vend ku do të jeni vetëm ju dhe dashuria që keni për njeri-tjetrin.
Akrepi
Javët e fundit kanë qenë plot fat për ju dhe ky fat i mirë do të vijojë edhe për disa kohë të tjera.
Megjithatë mbani në mendje se veprimet kanë pasoja dhe marrja përsipër e çdo rreziku të mundshëm është në vetvete si të luash kumar. Mundohuni të mbani gjithmonë nën kontroll shpenzimet.
Shigjetari
Qielli juaj edhe sot pritet të jetë i “ngrysur” dhe kjo gjë nuk është aspak e favorshme për ju. Megjithatë, sinjale pozitive, të paktën në planin sentimental, vijnë nga Hëna. Ju sot do të keni përballë një partner të kuptueshëm i cili këtë të shtunë do të jetë afër jush në çdo moment.
Bricjapi
Tashmë tensionet dhe streset i përkasin plotësisht të kaluarës dhe shenja juaj sot është nën ndikimin të Hënës, gjë e mirë për ju kjo. Nëse do të ketë diçka që nuk ecën, kjo mund të vijë vetëm për fajin tuaj.
Do të viheni në provë si kurrë më parë përgjatë javëve në vijim, por mos u shqetësoni. Në fakt është diçka shumë e mirë sepse ju performoni më mirë kur iu venë me shpatulla pas murit.
Ujori
Parashikohet një ditë shumë intensive dhe me ritme që vërtet do ta keni të vështirë t’i përballoni. Një takim i papritur do të bëjë që në planin sentimental gjërat të ndryshojnë në favorin tuaj dhe nuk ju lejohet aspak që të bëni gabime. Disa probleme familjare të cilat do të lidhen me ekonominë do t’ju shqetësojnë së tepërmi.
Peshqit
Ditë e bukur kjo e shtunë për ju të dashur peshq. Bëni mirë që të merrni njerëzit tuaj të dashur dhe nëse moti është në favorin tuaj të shkoni diku për piknik. Në këtë mënyrë ju do të nxirrni jashtë të gjithë stresin e punës dhe problemeve që keni pasur gjatë javës. Partneri do të jetë tepër i kujdesshëm me ju, do ju bëjë të ndjeheni mjaft mirë.