Horoskopi 31 tetor, zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju

schedule07:19 - 31 Tetor, 2020

schedule 07:19 - 31 Tetor, 2020

Dashi
Gjatë kësaj dite do të kaloni një pjesë të mirë të pasigurive tuaja. Megjithatë në vendin e punës nuk do arrini që të shpëtoni nga varësia e eprorit. Në fushën e ndjenjave, do të ndjeni nevojë për pavarësi dhe liri.

Demi
Do të shfaqni një intuitë tejet të madhe. Ndër të tjera kujtesa do ju ndihmojë që të reagoni siç duhet. Në sferën profesionale do të shfaqni një sjellje të pazakontë dhe ekstravagante.  Sa i takon ndjenjave, do të shfaqni një sjellje negative ndaj partnerit/es, ndaj kujdes se mos e lëndoni.

Binjakët
Do t’iu duhet të dëgjoni këshillat e një personi shumë të rëndësishëm për ju dhe bëni mirë ti vini vath në vesh. Në punë, do të keni mundësi të mira për të zgjidhur një situatë problematike. Sa i takon ndjenjave, ka shumë mundësi që të përjetoni një periudhë krize.

Gaforrja
Yjet ju këshillojnë që gjatë kësaj të enjteje të limitoni dëshirën tuaj për pushtet, sidomos në sferën profesionale. Momentalisht është shumë e rëndësishme që t’iu jepni hapësirën e duhur dhe të tjerëve.

Luani
Keni shumë eksperiencë dhe keni nevojë që kjo t’iu udhëheqë. Mos injoroni mësimet e të kaluarës dhe shpëtoni veten nga lëndimet që mund të pësoni në të ardhmen. Mundohuni të ndihmoni njerëzit në nevojë, fëmijët dhe të moshuarit.

Virgjëresha
Bëni kujdes! Konkurrentët do të përpiqen që t’iu ulin poshtë. Megjithatë do të jeni në gjendje që t’i mposhtni. Atyre nuk do u ngelet veçse të pranojnë arritjet tuaja. Takoni miqtë për të kaluar një kohë sa më të mirë në këtë kohë të zymtë. Pozicionet e planetëve parashikojnë konflikte të mëdha në lidhje me marrëdhënien. Këto konflikte mund të ndikojnë në jetën dashurore ose në karrierë.

Peshorja
Mund të përballeni me disa kufizime nga familja, mundësisht për shkak të problemeve me të afërmit. Nuk do të zgjasë shumë, prandaj injorojeni dhe gjithçka do të marrë shpejt. Do të harxhoni para për gjëra të rëndësishme. Si ju dhe partneri keni qenë shumë të zënë kohët e fundit. Sot sigurohuni që të kaloni kohë me njëri-tjetrin.

Akrepi
Të gjithë e dinë sesa shumë jeni të lidhur me familjen tuaj dhe sesa shumë i doni miqtë e afërt. Do të dëshironi shumë të realizoni një udhëtim të shkurtër me familjen tuaj. Sa i përket anës profesionale, nuk rekomandohet të merrni vendime.

Shigjetari
Ekziston mundësia që të keni interes për gjëra, për të cilat më parë as që i kishit menduar. Do të impresionoheni nga mendimet gjatë ditës së sotme. Ka gjasa të zhvilloni një bisedë të ngrohtë me një person që ju e preferoni shumë.

Bricjapi
Më në fund do të jetë një ditë më e mirë se ato të kaluarat dhe gjendja juaj shpirtërore gjithashtu do të jetë e mirë. Mundohuni të mos “derdhni” ndonjë shqetësim të akumuluar në punë ose për çështje të ndryshme në dashuri.

Ujori
Sot do të jetë një ditë pozitive për ju pavarësisht disa pengesave të vogla që përsëri do të jeni në gjendje t’i kapërceni. Kjo është e vërtetë si në mjedisin profesional dhe atë të punës, ashtu edhe në dashuri dhe në jetën private.

Peshqit
Ditë e nënshtruar, në të cilën mund të ketë keqkuptime, tensione ose konflikte me ata që ju rrethojnë. Mundohuni të qëndroni të qetë dhe përdoreni këtë fakt si armë të fortë. Lajme të mira për ata që janë vetëm.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!