Horoskopi 3 qershor, zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot

schedule07:11 - 3 Qershor, 2020

schedule 07:11 - 3 Qershor, 2020

Dashi

Ju duhet të hiqni qafe disa situata jo të kënaqshme. Pra, merrni masa duke përfituar nga hyrja e Hënës në Akrepi sot. Nëse flasim për punë, ka ardhur koha që të bëni disa ndryshime rrënjësore. Dashuria vazhdon po njësoj, por jo ashtu siç do dëshironit.

Demi

Ju mund të gjeni veten përballë një ndryshimi të papritur të zyrës ose vendit të punës që do të shkaktojë siklet. Hidhni prapa krahëve melankolinë dhe shijoni jetën me partnerin tuaj. Mos bëni hapa të rrezikshëm dhe mos prisni të pamundurën nga fiziku.

Binjakët

Nuk ju pëlqejnë kritikat, por në fjalët e shefit tuaj ose një kolegu mund të gjeni disa ide që nuk duhet t’i nënvlerësoni. Niveli i energjive është pozitiv sot pavarësisht Marsit që po vrapon kundër jush. Periudhë shumë pozitive për dashurinë, do keni harmoni të thellë me partnerin tuaj.

Gaforrja

A jeni i lirë apo i zënë? Sido që të jetë, ju mund të jeni të lumtur! Ky është premtimi i Hënës në Fushën tuaj të pestë (atë të dashurisë). Do të mposhtni çdo frikë dhe pasiguri që ndjeni dhe do të mahnitni partnerin tuaj me sjelljen tënde të rafinuar dhe të pa-rezistueshme. Beqarët do kenë takime emocionuese dhe flirte.

Luani

Do përjetoni një lodhje fizike, një zhgënjim nga një mik dhe një pengesë të vogël në punë nëse jeni i vetëpunësuar. Përveç kësaj, vlerësoni me qetësi të mirat dhe të këqijat në çështjet ekonomike dhe besojini verbërisht intuitës tuaj. Me partnerin tuaj do të kemi një sjellje misterioze dhe ngacmuese,do detyroheni ti thoni një gënjeshtër.

Virgjëresha

Hëna përshkon Akrepin, një tranzit që stimulon imagjinatën tuaj tashmë pjellore: kush e di sa ide do ju vijnë në mendje! Sidomos nëse keni një aktivitet të pavarur, ambicia dhe dëshira do ju ndihmojnë të tregoni aftësitë tuaja dhe të kryeni çdo angazhim në kohë rekord. Për shumë prej jush, pesha e lidhjes sentimentale në vazhdim mund të bëhet e padurueshme …

Peshorja

Nuk është e thjeshtë të gjesh përgjigjen e një pyetje, mbase të një natyre financiare, e cila të vë në kundërshtim me anëtarët e familjes: zbute ndërhyrjen tënde dhe dorëzohu! Në dashuri, marrëveshja me partnerin do të jetë e gjallë nga të gjitha pikëpamjet, përfshirë edhe atë erotike. Ju nuk jeni shumë të kujdesshëm për të dashurin tuaj, prandaj përpiquni t’i qëndroni pranë herë pas here.

Akrepi

Shumë prej jush do kalojnë momente magjike. Në vendin e punës, ju e dini se si ta shfaqni veten inteligjent dhe të vendosur. Në këtë mënyrë ju do arrini të kini sukses. Në sferën sentimentale, është koha e duhur të investoni atë dhe të rregulloni marrëdhëniet me partnerin.

Shigjetari

Në punë do ju duhet të kënaqeni me ngjarje modeste, me rezultate më të ulta se sa pritej. Mbroni veten ndaj shpenzimeve të panevojshme dhe do të ndiheni menjëherë të aftë! Mos u shqetësoni nëse partneri juaj është super i zënë. Mendoni mirë para se të paragjykoni dikë, përpiquni ta vendosni veten në vendin e tij.

Bricjapi

Do jetë një ditë që do ju krijojë lehtësi në çdo sektor të jetës suaj duke siguruar përshtypje të mira, pozicione, prestigj dhe mirëqenie. Ylli i argjendtë në Akrep krijon kushte të favorshme për suksesin e nismave tuaja profesionale dhe sentimentale. Ngjarje speciale: një propozim, një udhëtim, një ftesë, një deklaratë dashurie do ta bëjnë ditën më të gjallë!

Ujori

Do të zhyteni thellë në punët tuaja duke lënë pas dore detyrat e përditshme ose nevojat e familjes, por një nevojë e papritur e brendshme do t’ju detyrojë të neglizhoni ose ngadalësoni veprimtarinë tuaj profesionale. Gjatë gjithë ditës do ju shoqërojë një dhimbje koke, jini të kujdesshëm.

Peshqit

Intuita, përvoja juaj dhe rastet e favorshme do jenë mjaft të dobishëm për ju në çdo sektor të jetës. Por mos u kënaqni me rezultatet e arritura, sepse mund të arrini shumë më tepër, me përpjekjet tuaja. Në frontin sentimental gjithçka do jetë e shkëlqyer: nuk keni qenë kurrë kaq pasionantë dhe imagjinare.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!