Dashi
Ju sot do të jeni në gjendje të kryeni një detyre e cila do të jetë vendimtare për të ardhmen tuaj. Në një problem qe do t’ju dalë me patjetër duhet të kërkoni ndihmën e një miku. Sharmi juaj do të bëjë që partneri të jetë më i afërt me ju dhe kjo gjë do t’ju japë kënaqësi. Për beqarët dashuria do të sjellë të papritura, dikush që ju as nuk e keni idenë që ekziston do t’ju shprehë dashurinë.
Demi
Edhe sot Hëna po vozit kundër jush. Mundohuni të reagoni nëse diçka nuk shkon në drejtimin e dëshiruar. Partneri do t’ju ofrojë ngrohtësi dhe spontanitet, por mashtrimi i tij mund të bëjë që të dyshoni se nuk po tregohet i sinqertë. Dieta, relaksimi, pushimi, leximi i këndshëm dhe disa orë të tjera gjumë … sot do të bëjnë mrekulli!
Binjakët
Me Hënën në krah, jeta ju buzëqesh megjithatë kjo nuk ju autorizon të shkapërderdhni pasuritë tuaja ose të prishni marrëdhënien tuaj si çift, për një miqësi të thjeshtë dhe tërheqje fizike. Argëtohuni me këdo që ju pëlqen, por mos e teproni! Kjo ditë të gjithë binjakët do i dërgojë me pushime relaksuese.
Gaforrja
Nga pikëpamja ekonomike, situata duket mjaft e pasigurt. Do të ishte e zgjedhja më e mençur të shtyni çështjet e rëndësishme që do të përfshinin një pjesë të kapitalit tuaj për disa ditë. Për sot, qëndroni në shpenzimet rutinë dhe kontrolloni impulsin për të shpenzuar pa reflektuar. Në dashuri silluni mirë me partnerin tuaj.
Luani
Këtë të shtunë Hëna do t’ju ngatërojë pak mendje. Mos harroni kuptimin e proporcionit, mund të jetë e nevojshme të shmangni katastrofat. Disa ngritje dhe ulje në marrëdhënien tuaj nuk duhet të ndikojnë në sjelljen ndaj partnerit tuaj. Me yjet që i gjeni pranë vetes, gjendja shpirtërore do të ketë disa luhatje.
Virgjëresha
Bëni një ekzaminim objektiv të një situate të pasigurt dhe shpejt me aftësinë që ju karakterizon, do të gjeni zgjidhjen më të mirë. Nëse jetoni në një marrëdhënie të qëndrueshme, mos harroni se heshtjet dhe debatet e vazhdueshme nuk janë shërimi më i mirë për ta mbajtur lidhjen tuaj në gjendje të mirë. Në nivelin fizik përfitoni nga fundjava për t’u rikthyer në rrugën e duhur.
Peshorja
Një e shtunë e çmendur do të jetë kjo për ju sot. Në mungesë të një partneri për të ndarë një ditë çmendurie, gjithmonë mund të mbështeteni te miqtë tuaj më të mirë të cilët janë të gatshëm të përfshihen në çdo program që ju keni. Nëse jeni të dashuruar, një dritë e re do të ndriçojë marrëdhënien tuaj.
Akrepi
Hëna dhe Urani ju shikojnë anash, prandaj shmangni diskutimet që mund të bëhen konflikte të vërteta. Në këtë moment, ju ndjeni nevojën për të qenë të lirë, për të mos u dashur të përgjigjeni askujt, madje as ndaj një personi të dashur! Gjërat mund të bëhen më mirë nëse ju tregoni pak guxim dhe durim. Mos i dëgjoni të gjithë miqtë tuaj pasi jo të gjithë duan që ju të jeni mirë.
Shigjetari
Ju do të rizbuloni sensin tuaj të humorit dhe gjallërinë tuaj mendore, si dhe dëshirën për të komunikuar me të tjerët. Do të keni kushte të shkëlqyera për të kaluar një fundjavë të këndshme, emocionuese. Jeta në çift rimerr vrullin dhe do të jeni mjaft të kënaqur me këtë ndryshim që partneri juaj do të pësojë. Do të shfaqni interesa të reja për të zbuluar gjëra të cilat prej kohësh keni dashur ti zbuloni me miqtë tuaj.
Bricjapi
Hëna në katror me Uranin, në fushën e dytë, nuk premton një situatë emocionuese në lidhje me paratë: priten pengesa në të ardhura, shpenzime të shumta shtesë, vështirësi në përfundimin e negociatave të biznesit. Kini kujdes për blerjet e gabuara! Në dashuri do të keni tendencë ta bëni veten të dëshiruar, të mos u jepni përgjigje të caktuara atyre që ju mashtrojnë dhe ju duan intensivisht.
Ujori
Hëna në shenjën tuaj do t’ju japë motivin që ju duhet sot, në çdo fushë të jetës tuaj. Këtë të shtunë do të keni një dëshirë të madhe për të njohur njerëz dhe ambiente të ndryshme nga e zakonshmja, dhe për të eksploruar emocione dhe ndjesi të reja. Dikush do të udhëtojë, disa të tjerë do të korrin suksese në fushën shoqërore dhe disa të tjerë në fushën e sporteve.
Peshqit
Planet e ditës do të pësojnë disa ndryshime për shkak të një situate të re që fillimisht do t’ju shqetësojë, por që më pas do t’ju zgjojë kureshtjen. Shikoni me besim marrëdhënien tuaj si çift pasi sot kënaqësia me partnerin do të jetë mjaft e madhe. Kushtojini vëmendje asaj që hani, mund të keni disa probleme shëndetësore për shkak të ushqyerjes tuaj.