Horoskopi 24 shkurt, do të jeni romantik dhe të etur për të provuar emocione përrallash

schedule07:01 - 24 Shkurt, 2020

schedule 07:01 - 24 Shkurt, 2020

Dashi

Komunikimi është shumë i rëndësishëm në këto ditë. Jo vetëm në marrëdhëniet profesionale, por edhe martesa kërkon gjithashtu një dialog të hapur dhe të sinqertë. Aty ku fjalët nuk shkojnë, aroma e zemrës, e shqisave mund të shkojnë! Sinqeriteti është një virtyt gjithmonë i rekomandueshëm, aq më tepër në këtë periudhë.

Demi

Hëna paraqet një kontribut të shkëlqyeshëm si për gjendjen shpirtërore ashtu edhe për ngjarjet që mund të karakterizojnë ditën. Do keni befasi shumë të bukura dhe pozitive. Marrëdhënia në çift dhe shoqëri do karakterizohet nga gjëra shumë të veçanta.

Binjakët

Mos hiqni dorë përpara një situate në të cilën është mirë të luftoni e ta zgjidhni atë. Tregoni vendosmërinë që nuk ju mungon: do të merrni mundësi të arta si në punë private ashtu edhe në punë! Do të duhet të bini dakord që ekziston një anë pozitive edhe në të papriturat.  Mos e lini pas dore dashurinë, nëse jeni në një lidhje dashurie.

Gaforrja

Le të fillojmë nga pasioni i dashurisë: Takimet e papritura mund të bashkojnë dy njerëz shumë të ndryshëm së bashku. Ditën e sotme do keni shumë sukses në çdo fushë dhe do përforconi personalitetin tuaj. Do keni shumë fat në çështjet ekonimike.

Luani

Nëse ndiheni pak të lodhur ose nervoz, mos veproni direkt për të nisur ndonjë iniciativë apo për të marrë ndonjë vendim. Mundohuni të mos përfshiheni shumë tek dikush që është në vështirësi: ai mund të ketë përgjegjësitë e tij dhe nuk ju takon juve të zgjidhni problemet e botës! Familja mund t’ju mbështesë. Dashuria po shkon mirë, shumë më mirë sesa pritej.

Virgjëresha

Një ditë tjetër gri për Virgjëreshën, sigurisht e kërkuar; marrëdhëniet, si martesore ashtu edhe shoqërore, janë në shënjestër. Do keni shqetësime në marrëdhëniet profesionale dhe në negociatat e biznesit. Përpiquni të tregoheni të qetë, të duruar dhe të matur deri nesër në mbrëmje.

Peshorja

Lajme të mira në fushën e punës. Do krijoni kontaktet dhe do shpërbleheni me rezultate të mira si personalisht ashtu edhe financiarisht. Do karakterizoheni nga imagjinata, saktësia, vëmendja, besueshmëria dhe ekzekutimi i përsosur në çdo detaj! Energjitë do të jenë diskrete, thjesht duhet të keni kujdes nëse luani sport, duhet të shmangni tendosjet e muskujve ose aksidentet e vogla.

Akrepi

Sidomos në punë, mbani sytë tuaj të mprehtë, jini në vëzhgim. Kjo ditë mund t’ju ofrojë marrëveshje shumë interesante. Ky është një moment shumë me fat për ju. Do jetë një periudhë e lumtur për afeksione, marrëdhënie dhe ndjenja.

Shigjetari

Disa re kalojnë në qiellin tuaj. Gjatë kësaj dite është e përshtatshme të qëndroni të qetë dhe të mos pretendoni të zgjidhni gjithçka brenda një momenti. Në dashuri, është më mirë të frenoni impulsivitetin dhe nëse është e mundur, të mos merrni vendime të nxituara. Mos thoni gjëra për të cilat mund të pendoheni dhe nëse ndiheni të shqetësuar për këtë, mos insistoni: përgatitni një çaj kamomili dhe flini në të qetë.

Bricjapi

Plot mundësi do ju ofrojnë atë që dëshironi në pjatë argjendi. Do të keni mundësi të ktheni një situatë, financiare ose sentimentale në avantazhin tuaj, ku deri dje ishtë në disavantazh, kështu që ju mund të përballoni disa çmenduri dhe disa shpenzime shtesë. Humori dhe mirëkuptimi me të dashurin tuaj gjithashtu po përmirësohen ndjeshëm pas ditëve të vështira.

Ujori

Ndiheni sikur keni fjetur një gjumë të gjatë dhe papritmas zgjoheni me shumë dëshira për t’i përmbushur? Në fakt, me Diellin dhe Hënën në Kampin e dytë, ju merrni një injeksion të dobishëm besimi dhe entuziazmi! Në punë do të keni mundësi të përdorni çdo mundësi për të nënshkruar kontrata të favorshme. Në dashuri, mos kultivoni dyshime, hapuni me ata që ju duan.

Peshqit

Ditë e favorshme, ku do të keni mundësi të përfitoni nga aftësia juaj për të komunikuar dhe bindur të tjerët. E hënë e shkëlqyeshme për të gjithë ata që kryejnë një aktivitet që kërkon komunikim dhe shoqërueshmëri: do të keni reflekse të gatshme, aftësi dialektike, do të keni mundësi të ngjallni simpati kudo dhe me këdo. Në dashuri, do të jeni romantik, ëndërrimtar, të etur për të provuar emocione përrallash.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!