HOROSKOPI/ 22 shkurt 2023, çfarë kanë parashikuar yjet për secilën shenjë

schedule07:05 - 22 Shkurt, 2023

schedule 07:05 - 22 Shkurt, 2023

Dashi

Marrëdhënia juaj me partnerin do jete shume e ngrohte gjate gjithë kësaj dite dhe për asgjë nuk do lindin mosmarrëveshje mes jush. Beqaret nga ana tjetër do jene te hapur dhe do ndihen gati te provojnë edhe shijen e aventurave kalimtare. E rëndësishme është qe ata nuk do ndihen për asnjë çast vetëm. Për financat do jete një dite goxha delikate, prandaj me mire kufizojini sa te mundni shpenzimet.

Demi

Mundohuni me çdo mënyrë ta largoni monotoninë nga jeta juaj ne çift gjate kësaj dite sepse vetëm kështu do mund te merrni fryme lirisht. Beqaret do kenë plot te papritura te këndshme, por do preferojnë te presin ende kohe para se te marrin vendime. Ne planin financiar një trashëgimi mund t’iu nxjerre nga situata ku jeni futur dhe do iu gëzojë pamase.

Binjaket

Nëse nuk tregoheni realiste sot ju te dashuruarit ka rrezik te përballeni me zhgënjime te njëpasnjëshme. Mos kërkoni te kapni qiellin me dore sepse do jete e pamundur. Beqaret do ndihen mire edhe ashtu si janë prandaj nuk do bëjnë asnjë qe ta ndryshojnë situatën. Ne planin financiar do ju dalin disa vështirësi, por do i kaloni ato menjëherë dhe pa e kuptuar.

Gaforrja

Pas problemeve te shumta te pasura kohet e fundit sot pas mesditës do ndiheni shume me te qete. Do e largoni mendjen prej tyre dhe do mundoheni gjithë kohës te merreni me diçka ndryshe. Beqaret do kenë avantazh për ta gjetur personin e ëndrrave sepse yjet dhe miqtë do i kenë pranë. Gjendja financiare do ketë goxha përmirësime. Shfrytëzojeni rastin për te shlyer borxhet e vjetra.

Luani

Dite e trazuar dhe e mbushur me probleme te njëpasnjëshme do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Ne disa momente madje do ndiheni aq keq saqë nuk do dini çfarë te bëni. Beqaret do kenë një nga ato dite kur do marrin fryme lirisht dhe buzëqeshja do ju mbizotërojë ne fytyre. Ne planin financiar do keni ide te qarta se si ta ndryshoni për mire gjendjen. Shume shpejt do keni edhe përmirësime.

Virgjeresha

Për ata qe janë ne një lidhje kjo e sotmja ka për te qene një dite normale dhe pa asgjë te veçante. Kënaquni me fantin qe nuk do mërziteni e nuk do keni debate me partnerin. Beqaret do i hipnotizojnë qe te gjithë ata qe do ju gjenden pranë dhe me shume gjase do bëjnë edhe zgjedhje për te filluar lidhje. Financat do jene aq problematike saqë gjithë kohës do jeni te stresuar.

Peshorja

Marrëdhënia juaj me partnerin ka rrezik te jete goxha delikate sot. Secili prej jush do kërkojë te dale e vetja dhe nuk do toleroje ne asnjë mënyrë. Për beqaret komunikimi do jete ai qe do joshe këdo qe do kenë pranë. Pritet qe për ta te filloje një epoke e re shume e bukur. Ne planin financiar do i keni idetë shume te qarta dhe gjendja do filloje te normalizohet. Bravo për durimin dhe angazhimin ne këtë sektor.

Akrepi

Do i keni shume me te qarta idetë sot ju te dashuruarit dhe do lini çdo gjë pas dore për t’iu përkushtuar sa me shume atij qe dashuroni. Beqaret do jene te parrezistueshem dhe do marrin propozime te njëpasnjëshme. E mira është qe ata do kenë mundësi te bëjnë zgjedhjen me te mire. Për financat do jete Urani ai qe do ndikoje pozitivisht dhe do nxite gjetjen e zgjidhjeve.

Shigjetari

Çdo gjë do ece me se miri sot për juve qe jeni ne një lidhje. Do dini si ta mbani gjithë kohës zgjuar zjarrin e pasionit dhe kënaqësitë do jene te njëpasnjëshme. Beqaret do jene te angazhuar me pune dhe nuk do kenë kohe as te mendojnë dhe as ta kërkojnë dashurinë. Financat do mbeten te qëndrueshme, megjithatë nëse keni për te kryer shpenzime me mire shtyjini për me vone.

Bricjapi

Beni atë qe do ndieni dhe qe do ju duket me e logjikshme gjate kësaj dite ju te dashuruarit. Mos ua vini veshin fjalëve te të tjerëve sepse secili e di vete te mirën e vetes. Beqaret do jene te gatshëm edhe për aventura kalimtare vetëm qe te mos mbeten te vetmuar. Buxheti do jete i mire kështu qe bëhuni gati për te kryer edhe ndonjë shpenzim me tepër.

Ujori

Edhe çiftet qe kane pasur probleme dhe vështirësi kohet e fundit sot do ndihen me mire. Yjet do sjellin shkëlqim ne qiellin e tyre. Beqaret nuk do arrijnë dot ta ndryshojnë statusin dhe kjo do o brengose pamase. As miqtë me te ngushte nuk do arrijnë dot t’i bëjnë te ndihen me te qete. Me shpenzimet tregohuni strikte sepse nëse situata del jashtë kontrollit, pasojat do jene te renda.

Peshqit

Marrëdhënia juaj me partnerin ka mundësi te përmirësohet me shume nga sa ju e kishit planifikuar. Nuk do jeni me dominues ndaj atij qe keni ne krah dhe do e lini te lire te shprehet e te veproje. Beqaret do kërkojnë me ngulm te fillojnë një lidhje dhe kjo do i shtyje drejt gabimeve. Financat nuk kane për te qene aspak te mira kështu qe kufizojini sa te mundni shpenzimet.