Horoskopi 22 korrik, shenjat më me fat, dashuria mund të befasojë në çdo moment

schedule07:05 - 22 Korrik, 2020

schedule 07:05 - 22 Korrik, 2020

Dashi

Ju pret një ditë pozitive, ku gjatë saj do të keni mundësi që të njihni njerëz të rinj. Një dashuri e re mund të lindë gjatë kësaj periudhe. Mundohuni që ti zgjidhni problemet e së kaluarës të cilat kanë mbetur pezull. Në punë, janë mjaft me rëndësi raportet me të tjerët.

Demi

Nëse jeni të përfshirë në një lidhje me dikë i cili/e cila ka edhe një lidhje tjetër, tensioni mund të arrijë kulmin. Kujdes duhet treguar edhe me çështjet ekonomike.

Binjakët

Hëna ju fton që të flisni dhe të thoni atë që mendoni. Ky është një moment interesant për të gjithë ata që duhet të marrin vendime të rëndësishme lidhur me jetën e tyre.

Gaforrja

Dashuria nuk duhet sforcuar dhe ndjenjat duhet të jenë të sinqerta në të dyja anët. Në punë, mund të hasni në të papritura, por nuk do e keni të vështirë që të gjeni zgjidhje.

Luani

Prania e Hënës në shenjën tuaj do ju dhurojë energji. Ndërtojini mirë projektet për të ardhmen. Në punë, duhet të merrni më shumë kohë dhe ti zgjidhni problemet me qetësi.

Virgjëresha

Ky nuk është momenti më i mirë për dashurinë, ndaj bëni mirë që të shmangni shfryrjen e problemeve të punës në raportin në çift. Mund të debatoni, për shkaqe të pakuptimta. Në punë, merrini gjërat me qetësi.

Peshorja

Do të jeni mjaft nervoz gjatë kësaj dite dhe do të inatoseni lehtësisht. Mundohuni që të mos i përcillni problemet e punës në raportin në çift. Në punë, jo të gjithë do të jenë në anën tuaj.

Akrepi

Kjo e mërkurë do të jetë nën ritmin e duhur dhe gjatë saj do të ndiheni nervoz. Bëni mirë që ti shtyni për më vonë çështjet e dashurisë dhe takimet. Në punë, mund të humbni fokusin edhe pa një shkak të vërtetë.

Shigjetari

Mundohuni që të gjeni pak më shumë kohë për veten. Kjo është një ditë mjaft pozitive. Në dashuri, nuk duhet të shtyni asgjë. Në punë, duhet ti përballoni me më shumë energji, zhvillimet e reja.

Bricjapi

Dashuria do të kalojë në plan të dytë gjatë kësaj dite, pasi do të jeni totalisht të zënë me punë. Duhet të mundoheni që të zvogëloni nervozizmin. Në punë, duhet të jeni më pozitiv.

Ujori

Në dashuri dhe në raportet me të tjerët, duhet të bëni kujdes dhe të shmangni debatet, pasi e keni Hënën kundër. Kujdes duhet të tregoni edhe me impulsivitetin, pasi mund të bëheni pishman. Në punë, duhet të kuptoni se çfarë dëshironi që të bëni.

Peshqit

Kjo është dita ideale për të zgjidhur konfliktet në dashuri. Mos hiqni dorë nga mundësia për të njohur njerëz të rinj. Kjo ditë nuk do të sjellë zhvillime të mëdha në sferën profesionale./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!