Dashi
Fytyra dhe vende të reja do të zënë një pjesë të madhe të javës suaj që nis këtë të hënë. Mos humbisni shumë kohë me lamtumira, por nisni rrugën dhe shijojeni.
Demi
Ajo në të cilën besoni mund t’ju duket shumë e ndjeshme, por nuk rezulton e njëjtë edhe për të tjerët. Përgatituni të përballeni me kriticizmin e njerëzve që nuk ndajnë të njëjtat ideale me ju mbi jetën.
Binjakët
Gjithçka duket në rregull me universin për momentin dhe në 2-3 ditët e ardhshme kjo ndjesi do të vazhdojë. Nëse jeni në lëvizje, mos nxitoni, pasi njerëzit me të cilët do të takoheni janë gazmorë.
Gaforrja
Nëse nuk jeni i kënaqur me çfarë ju kërkohet të bëni, atëherë thjeshtë refuzojeni. Askush nuk e ka fuqinë t’ju detyrojë të bëni diçka në një mënyrë që shkon në kundërshti me principet tuaja.
Luani
Mos harxhoni kohë dhe energji duke argumentuar me njerëz, besimet dhe opinionet e të cilëve janë të ndryshme nga tuajat. Ju keni aq mundësi të ndryshoni opinionet e tyre, sa ata kanë të ndryshojnë tuajat.
Virgjëresha
Dikush që do të takoni gjatë javës do të lërë mbresa të shumta tek ju, aq shumë sa do të dëshironi me gjithë shpirt të jeni si ai/ajo. Por kjo s’mund të ndodhë, sepse ai/ajo është unik siç je edhe ti.
Peshorja
Tepër e rëndësishme për këtë të hënë është se çfarëdo që të ndodhë nuk do ta merrni shumë seriozisht. Po, sigurisht ka gjëra të rëndësishme që po ndodhin në jetën tuaj, por përfshirja më tepër se duhet nuk do t’ju ndihmojë. Mbani një farë distance emocionalisht.
Akrepi
Irritimet e vogla nuk duhet të lejoni të bëhen irritime të mëdha, dhe mënyra më e mirë për t’ia dalë është të qëndroni të qetë, e mundësisht edhe jashtë rrugës së njerëzve me qëndrime negative. Nuk keni pse luani lojën e tyre.
Shigjetari
Planetet thonë se do të merrni më shumë nga jeta nesër nëse do të merrni një qëndrim të relaksuar përballë gabimeve dhe dështimeve të njerëzve. Qëndroni i qetë dhe pranoni se gjërat nuk do të shkojnë gjithmonë sipas dëshirës suaj.
Bricjapi
Pa marrë parasysh se sa kthesa të gabuara keni bërë kohët e fundit, ju ende duket se jeni në rrugën e duhur. Pse shqetësoheni kaq shumë? Me kalimin e ditëve këtë muaj do të shikoni se sa më pak të shqetësoheni për jetën, aq më shumë do ta shijoni.
Ujori
Gjithmonë shikoni anën e ndritshme, edhe kur rreth jush ndodhin gjëra të errëta. Fakti është se ju shikoni vetëm një pjesë të figurës kozmike. Ka shumë gjëra që nuk i shikoni.
Peshqit
Herë pas here mund t’ju duket sikur ju nuk keni kontroll mbi ngjarjet e jetës suaj, por a është me të vërtetë kaq keq? Mesazhi i yjeve sot është se duhet të ndjeni më pak dhe të mendoni më shumë. /abcnews.al