Dashi
Jeni duke jetuar një situatë paradoksale. Venusi do të ketë ndikim të favorshëm, por gjithsesi duket se nuk e gjeni veten në dashuri.
Demi
Në punë, më në fund do të nisë të lëvizë diçka. Sa i takon shëndetit, mundohuni që të tregoni kujdes.
Binjakët
Duhet të përqendroheni tek personat që keni pranë dhe ti lini debatet. Mundohuni që në punë, të jeni më të përpiktë. Mbrëmja parashikohet mjaft e këndshme.
Gaforrja
Keni një dëshirë të madhe për tu dashuruar, ndaj shfrytëzojeni në maksimum. Vetëkontrolli, do të jetë sfida më e madhe e kësaj dite.
Luani
Në familje, duhet të menaxhoni mirë raportet. Parashikohen miqësi intriguese të cilat duhen kultivuar. Sa i takon punës, nuk duhet të nënvlerësoni propozimet e reja për bashkëpunim.
Virgjëresha
Hëna do të ketë ndikim të mirë në shenjën tuaj dhe takimet do të jenë mjaft të favorizuara. Ka shumë çështje burokratike të mbetura pezull, të cilat do të arrini ti menaxhoni më së miri.
Peshorja
Mundohuni që t’i zgjidhni kundërshtitë sa më parë, në mënyrë që të shmangni debatet. Kjo ditë do ju gjejë të tensionuar, ndaj mundohuni që të ruani qetësinë.
Akrepi
Nëse ka diçka që ka mbetur pezull, mundohuni që të mos ushqeni më shumë polemika, pasi do të jeni nervoz. Sa i takon shëndetit, mundohuni që të rikuperoni forcën dhe kurajon.
Shigjetari
Dita do të jetë e favorshme, por nëse duhet të bëni një takim në dashuri, situata do të jetë edhe më mirë të dielën. Mundohuni që të mbani nën kontroll nervozizmin.
Bricjapi
Në punë, do të përballeni me një moment tensioni. Bëni durim, dhe mos u dorëzoni menjëherë.
Ujori
E shtuna do të jetë nën ritmin e duhur, por nga java në vijim, mund të hasni në probleme me paratë.
Peshqit
Çiftet të cilat janë përballur me debate, duhet të gjejnë ekuilibrin. Stresi dhe tensionet do të mbeten të pranishme./abcnews.al