Dashi (21 Mars – 20 Prill)
Duhet të jeni shumë të kujdesshëm që të mos bëheni papritur nervozë apo të padurueshëm në sytë e të tjerëve dhe për më tepër, për gjëra të parëndësishme. Nuk është gjithmonë e mundur të kesh gjithçka menjëherë, por ky është një sezon që premton shumë për mirë. Shumë çifte në krizë do të mund ta kapërcejnë një moment delikat ku janë futur duke gjetur harmoninë dhe bashkëfajësinë, por do të duhet të jenë shumë të sinqertë dhe diplomatikë, duke mos u mërzitur kurrë dhe duke mos ngritur tonin.
Demi (21 Prill – 20 Maj)
Të hënën nuk do të ketë asgjë domethënëse për të diskutuar, ndaj mos u lidhni me gjëra të parëndësishme për ta bërë këtë, është më mirë të shmangni çdo polemikë. Kohët e fundit ju është dashur të përballeni me njerëz që përpiqen të zhvlerësojnë dhe delegjitimojnë punën tuaj. Gushti mund të sjellë lajme dhe përgjigje lidhur me çështjet e punës, ligjore dhe praktike. Në dashuri nuk jeni të predispozuar për përkëdhelje dhe romancë, përkundrazi dëshironi që i/e dashuri/a t’ju mbështesë. E pretendoni këtë.
Binjakët (21 maj-21 qershor)
Të hënën do të ketë një planet që do t’ju inkurajojë të qëndroni të fokusuar në punë dhe të gatshëm për të nisur projekte të reja krijuese. Këtë gusht, jeta praktike duket të jetë më e preferuar se ajo sentimentale. Shumë prej jush po pyesin se çfarë të bëjnë në të ardhmen për të fituar më shumë para. Dashuria është në plan të dytë për shkak të mendimeve të tjera që përfshijnë punën dhe financat, por mos harroni se edhe nëse dashuria ekziston, ajo është si një bimë që duhet ujitur herë pas here për të mos e tharë.
Gaforrja (22 qershor-22 korrik)
E hëna është mundësia për të pushuar siç duhet, keni nevojë për të pas tronditjeve të ndryshme emocionale. Hëna në Akrep stimulon intuitë të cilën duhet të përpiqeni ta ndiqni dhe ta përputhni me ndjenjat. Në marrëdhënien në çift ka risi të këndshme, për beqarët favorizohen takime që për disa mund të jenë vërtet intriguese për flirtim, për një aventurë apo për fillimin e një historie dashurie, por… duhet të dilni më parë nga guaska juaj!
Luani (23 korrik – 22 gusht)
Ju do të jeni me fat të hënën, Jupiteri, Marsi dhe Dielli janë me ju, e pra, kush tjetër mund t’ju ndalë! Sipas horoskopit të Paolo Fox, kjo fillim javë do të jetë një ditë shumë interesante, ndaj duhen bërë plane të veçanta. Në vjeshtë do të jeni në gjendje të përballeni dhe të kapërceni sfida të tjera. Mos u tregoni shumë të ashpër apo të vrazhdë ndaj të dashurve tuaj. Beqarët që janë në gjueti do të kenë yjet në krah, gjithçka duket se po ecën mirë edhe për çiftet.
Virgjëresha (23 gusht – 22 shtator)
Të hënën edhe ju do të përballeni me këtë periudhë ndryshimi të thellë. Me kalimin e ditëve, brenda jush mund të lindë një dëshirë e pazakontë për të sfiduar fatin. Që tani e tutje, disa marrëdhënie në jetën tuaj do të ndryshojnë. Por mbani mend se duhet të veproni që diçka të ndryshojë, prandaj, nëse qëndroni të mbërthyer në poligonet tuaja, do të thotë se nuk jeni ende në një pozicion për të revolucionarizuar jetën tuaj.
Peshorja (23 shtator – 22 tetor)
Kohët e fundit mund të keni përjetuar ndryshime në miqësitë që keni ose për njerëz që i keni humbur edhe pse i konsideronit miq. Jupiteri aktiv stimulon kreativitetin. Mos humbni kohë! Takoni njerëz të rinj, rrini me ata që ju duken më të ngjashëm, por pa u besuar shumë fillimisht. Dashuria nuk duhet marrë shumë lehtë dhe çka është shqetësuese është se pikërisht këtë po bëni. Kujdes, mund të krijohet një çarje në marrëdhënien në çift.
Akrepi (23 tetor – 22 nëntor)
Vështirësitë e mëdha që ju është dashur të përballeni muajt e fundit kanë marrë fund. Tani e tutje do të sillni qartësi në të gjitha fushat e jetës suaj, nga dashuria te puna. Çiftet që janë ndarë ndonjëherë mund të ribashkohen dhe kjo duket se vlen edhe për ata që i kanë thënë lamtumirë njëri-tjetrit për shkak të papajtueshmërisë së karakterit dhe madje edhe tradhtisë. Por megjithatë, nëse flasim për dashurinë dhe ndjenjat që mungojnë, nuk ka arsye për t’u ribashkuar.
Shigjetari (23 nëntor – 21 dhjetor)
Mos lejoni që frika se mos bëni diçka t’ju pushtojë shumë. Ju jeni shumë në ankth. Në ditët në vijim do të ndalen të gjitha situatat dhe marrëdhëniet e karakterizuara nga monotonia dhe apatia. Nuk është koha për të vendosur qëllimet tuaja shumë të larta në punë. Nuk ka dyshim se nëse ngecni në kryerjen e disa gjërave, duhet të mbështeteni te meditimi ose më lehtë akoma, të rrethoheni me njerëz pozitivë dhe optimistë.
Bricjapi (22 dhjetor – 20 janar)
Filloni duke eliminuar filtrat, përpiquni të jeni të sinqertë pa menaxhuar fjalët, shikoni partnerin/en në sy. Nëse jeni të bindur se keni në krah personin e duhur, përkrahni njëri-tjetrin. Dëgjoni me vëmendje rrymën e ndjenjave që qarkullojnë në çift. Puna? Është një periudhë gjatë së cilës është më mirë të dëgjoni mendimet e njerëzve që ju rrethojnë.
Ujori (21 janar – 19 shkurt)
Të hënën dëshira juaj për kreativitet dhe inovacion do të rritet. Duhet të fillojmë të bëjmë plane të reja që do të kenë ndikim në muajt e ardhshëm. Duhet të mendoni pozitivisht dhe të fokusoheni në ide të reja dhe të guximshme. Miqësitë që po krijohen tani mund të thellohen edhe më shumë në fund të gushtit. Nuk është koha për të filluar një lidhje të rëndësishme dashurie.
Peshqit (20 shkurt – 20 mars)
Ka një qiell shumë të veçantë për ju. Saturni imponon detyra dhe përgjegjësi. Disa planetë që lëvizin shpejt mund të sjellin pak më shumë tension, ankth dhe lodhje. Ka shumë emocione. Hëna në Akrep ju inkurajon të përjetoni dashurinë, përpiquni të relaksoheni më shumë, edhe nëse jeni të pushtuar nga pak nervozizëm. Ju nuk duhet të shkoni në luftë! Jini më të qetë, më shumë relaks.