Dashi
Marsi do të jetë i pranishëm në shenjën tuaj dhe brenda fundit të vitit do të përjetoni emocione të mëdha. Kush nuk ka një punë momentalisht, shumë shpejtë do të marrë një telefonatë me rëndësi.
Demi
Ndikimi i Venusit do të jetë shumë i mirë. Në punë prej kohësh jeni në dilemë, por tashmë do të keni mundësi që të bëni një zgjedhje të rëndësishme.
Binjakët
Nëse jeni vetëm, lëreni veten të lirë, pranoni takime dhe jetojeni sa më mirë ditën. Në sferën profesionale do të ndiheni të lodhur, por rrini të qetë pasi shumë shpejt çdo gjë do të sistemohet.
Gaforrja
Në punë, kjo është një periudhë e mbushur me dyshimet. Yjet i keni ende kundër dhe për këtë arsye, ju është dashuri që të tërhiqeni nga një projekt.
Luani
Në punë, mund të keni probleme të vogla financiare, ndaj mundohuni që të bëni kujdes. Me afrimin e fundit të vitit, Saturnin do e keni kundër.
Virgjëresha
Sa i takon punës, ju presin ditë të qeta. Megjithatë ka ardhur momenti për tu përballur me një diskutim të rëndësishëm.
Peshorja
Mund të përballeni me momente tensioni në dashuri. Në punë, duhet të tregoheni të kujdesshëm, pasi një debat banal, mund të shkaktojë një shqetësim të madh.
Akrepi
Ka ardhur momenti për të vepruar. Në sferën profesionale situata paraqitet mjaft e favorshme, pasi Saturni do të jetë në anën tuaj.
Shigjetari
Jeni përhumbur totalisht në punë dhe e keni lënë pas dore dashurinë. Pikërisht në punë, situata paraqitet shumë e vështirë dhe duhet bërë kujdes.
Bricjapi
Do të jeni nervoz gjatë kësaj dite. Në punë, do të merrni një propozim i cili do ju vendosë në vështirësi se në cilën anë duhet të rrini.
Ujori
Përmirësimi nuk do të vonojë. Në punë, do të keni mundësinë që të bëni vetëm gjërat që ju pëlqejnë.
Peshqit
Venusi do të ketë ndikim të kundërt në punë dhe kjo gjë do të shkaktojë disa vështirësi me kolegët. Duket sikur keni dëshirë për të ndryshuar punë./abcnews.al