“Horgito piu drogë, unë disa birra”: Zbardhet dëshmia mbi vrasjen e Madrit Ulqinakut në Elbasan. 18-vjeçari nxorri armën dhe qëlloi 1 herë

schedule12:30 - 19 Gusht, 2022

schedule 12:30 - 19 Gusht, 2022

Horgito Peqini, autori i dyshuar i vrasjes së Madrit Ulqinakut dy netë më parë në Elbasan është ende në arrati, ndërkohë që policia kapi Eiden Dinon, i cili ishte i pranishëm në momentin e krimit. Ky i fundit ka folur para oficerëve të policisë gjyqësore duke treguar të gjitha rrethanat e krimit.

Sipas dëshmisë së Dinos, të rinjtë kishin konsumuar alkool dhe drogë para sherrit me Ulqinakun, i cili u vra me një plumb në kokë prej armës së Horgito Peqinit, vetëm 18 vjeç.

Lexo KËTU gjithçka mbi vrasjen e Madrit Ulqinakut

“Kur ishim në rrugën sapo kalon stadiumin, unë po ecja para me Horgiton kurse pas nesh, në më pak se 1 metër po ecte Klaudjani. Në një moment unë shikoj që 2 persona kishin kapur nga duart Klaudjanin dhe po bënin llafe me atë.

Unë dhe Horgito, u afruam direkt. Këto shtetas i njoh sepse i kam në lagje dhe quhen Madrit Ulqinaku dhe tjetri Herion Hamzallari. Madritin e njoh sepse vëllai i tij ka punuar në bahçen e babait tim kurse Herionin e njoh sepse ka punuar më parë tek lokali i babait tim “.

Sapo i pashë që po konfliktoheshin me Klaudjanin, u afrova për ti ndarë sepse i njihja të dyja palët. Kur më pa Madriti, mu afrua dhe më tha: “…Ti je çuni i Kelit, ç’do ti me këta…”. Unë thashë: “…jo nuk kam punë me ta por çfarë keni që ziheni…”. Horgito, ndërkohë po i bërtiste Madritit dhe i tha: “Ta q…. r….” dhe sapo tha këtë Horgito, nxorri pistoletën nga çanta e zezë, ia drejtoi armën Madritit dhe i qëlloi me armë një herë dhe Madriti u rrëzua në tokë” , shprehet Dino sipas OraNews

Deshmia

Pasditen e 17 gushtit,  Klaudjan Sallufi dhe Eiden Dimo, janë takuar në banesën e Ord Peqinit, i cili rezulton të jetë vëllai i Horgito Peqinit.

Atje ka gjetur edhe Horgiton dhe Klaudjan Sallufin të cilët kishte 1 vit që i njihte. Me vete kishte marrë dhe një dorezë hekuri të cilën e kishte blerë online.

Në banesë sipas dëshmisë së tij është konsumuar birrë dhe lëndë narkotike.

“Pasi kemi pirë disa birra, Klaudio dhe Horgito, të dy kanë konsumuar disa viza kokainë mesa mbaj mend tre katër viza secili. Unë vetë kam pirë vetëm birra dhe nuk kam konsumuar lëndë narkotike kokainë. Kur unë vajta tek shtëpia, pashë që Klaudjani kishte pistoletë mbi divan.

Pasi pimë birrat dhe kokainën që konsumoi Horgito dhe Klaudjani, unë kam bërë një “video live” në rrjetim tim social “Instagram” ku kam adresën.

Pas videos qëndruam edhe pak në shtëpi edhe më pas dolëm. Kur dolëm Horgito mori pistoletën dhe e futi në marsupin që kishte apo në brez kurse Klaudjani mori një thikë në dorë dhe me pyeti: “…kë do mbash në çantë thikën apo mos e do ti pistoletën…? “…unë i thashë që do mbaj thikën se pistoletë, nuk kam mbajtur ndonjëherë. Futa thikën në çantën marsup që kisha me vete, e cila është e zezë..…” – ka treguar në polici Eiden Dimo, informon Ora News.

Vrasja 

Më pas tre të rinjtë kanë dalë dhe kanë marrë rrugën drejt bulevardit.

“Kur ishim në rrugën sapo kalon stadiumin, unë po ecja para me Horgiton kurse pas nesh, në më pak se 1 metër po ecte Klaudjani. Në një moment unë shikoj që 2 persona kishin kapur nga duart Klaudjanin dhe po bënin llafe me atë. Unë dhe Horgito, u afruam direkt. Këto shtetas i njoh sepse i kam në lagje dhe quhen Madrit Ulqinaku dhe tjetri Herion Hamzallari. Madritin e njoh sepse vëllai i tij ka punuar në bahçen e babait tim kurse Herionin e njoh sepse ka punuar më parë tek lokali i babait tim “. Sapo i pashë që po konfliktoheshin me Klaudjanin, u afrova për ti ndarë sepse i njihja të dyja palët. Kur më pa Madriti, mu afrua dhe më tha: “…Ti je çuni i Kelit, ç’do ti me këta…”. Unë thashë: “…jo nuk kam punë me ta por çfarë keni që ziheni…”. Horgito, ndërkohë po i bërtiste Madritit dhe i tha: “Ta q…. r….” dhe sapo tha këtë Horgito, nxorri pistoletën nga çanta e zezë, ia drejtoi armën Madritit dhe i qëlloi me armë një herë dhe Madriti u rrëzua në tokë.” 

 Më pas të tre ne u larguam me vrap nga aty. Dhe Horgito iku me pistoletë në dorë. Klaudjani ishte veshur me një bluzë blu, kurse Horgito kishte kapele të zezë në kokë, bluzë të bardhë, me një marsup të zi dhe pantallonat nuk ia mbaj mend. Unë shkova drejt farmacisë që ka mami im dhe aty i lashë mamit celularin, varësen dhe unazën time. Më pas më kapi një Polic dhe më shoqëroi në Komisariat. Dua të them që nuk e di ku shkoi Klaudjani me Horgiton, sepse nuk i pashë ngaqë vrapova direkt…”.

Arratisja

Menjëherë pas krimit të tre personat u larguan, në drejtim të rrugicave të pallatit. Policia arriti të arrestojë Dimon ndërsa Klaudjan Sallufi dhe Horgito Peqini mbeten në kërkim.

Eiden Dimo është arrestuar për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, “pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Policisë, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një thikë dhe një dorezë metalike”

Prokuroria e qytetit pritet të kërkojë në gjykatë caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” për Horgito Peqinin dhe Klaudjan Sellufin, të cilët tashmë janë shpallur në kërkim nga policia.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!