Hoqi rripin e sigurimit, nëna rreh brutalisht djalin e saj 6 vjeç

schedule09:47 - 4 Dhjetor, 2023

schedule 09:47 - 4 Dhjetor, 2023

Autoritetet e Floridës kanë arrestuar një nënë 47-vjeçare, pas dhunës që kishte ushtruar ndaj djalit të saj 6-vjeçar. Djali kishte hequr hequr rripin e sigurimit, gjatë udhëtimit me makinë, sipas informacioneve.

Pamela Gladys Gensel u arrestua të mërkurën e kaluar, ndërsa prokurori shfaqi të nesërmen në gjykatë një video, ku shihet 47-vjeçarja duke goditur djalin e vogël, të cilit i shkaktoi mavijosje.

Në video, 47-vjeçarja shihet fillimisht duke e tërhequr fëmijën nga flokët, duke e hedhur në trotuar dhe më pas duke e rrahur. Sipas të njëjtave burime, fëmija kishte nisur të qante dhe i lutej nënës që të ndalonte. Dhuna ka ndodhur në fakt teksa në makinë ndodheshin dy fëmijët e tjerë të 47-vjeçares, 7 dhe 3 vjeç.

Ajo u tha oficerëve që e arrestuan se donte t’i jepte një mësim fëmijës së saj, duke shtuar se e vetmja gjë që bëri ishte që t’i jepte disa shpulla 6-vjeçarit. Oficerët që ekzaminuan fëmijën gjetën mavijosje në shpinë dhe mavijosje në fytyrë, duar dhe pëllëmbë.

47-vjeçari u lirua pasi kishte dorëzuar garancinë prej 5000 dollarësh.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!