Hong Kong, griset flamuri i Kinës

schedule18:15 - 3 Gusht, 2019

schedule 18:15 - 3 Gusht, 2019

Agjentët e policisë kanë hedhur gaz lotsjellës ndaj manifestuesve që mbushën rrugët e Hong Kongut për të protestuar. Situata në ish-koloninë britanike u tensionua pasi demonstruesit, që kundërshtojnë ligjet e Kinës mëmë, kanë bastisur dhe shkatërruar një komisariat policie. Gjithashtu, protestuesit përshkuan një rrugë që nuk ishte autorizuar nga policia për protestën. Gjithçka kulmoi kur një manifestues u ngjit në një shtyllë, grisi flamurin kinez dhe e hodhi më pas në ujë. Pak ditë më parë, ushtria kineze, që deri më sot nuk ka ndërhyrë në tubime, përmes një videoje paralajmëroi protestuesit se nuk do të tolerojë më akte të dhunshme.