Policia e Hong Kongut ka arrestuar 47 aktivistë pro-demokracisë, nën ligjin e diskutueshëm të sigurisë kombëtare të territorit (NSL), të akuzuar për përmbysjen e pushtetit shtetëror.
Të pandehurit përfshijnë 39 burra dhe tetë gra midis 23 dhe 64 vjeç, tha policia.
Në janar, u arrestuan gjithashtu 55 aktivistë dhe ish-ligjvënës. Autoritetet thanë se pjesëmarrja e aktivistëve ishte pjesë e një plani për të rrëzuar pushtetin shtetëror.
Midis të arrestuarve ishte ish-ligjvënësi Eddie Chu./abcnews.al