Hong Kong/ Aktivistët pro-demokracisë dënohen me 10 vjet burg

schedule15:42 - 19 Nëntor, 2024

schedule 15:42 - 19 Nëntor, 2024

Gjykata e Lartë e Hong Kongut vendosi sot më 19/11 të burgos 45 aktivistë deri në 10 vjet. Gjyqi historik, i cili i dha një goditje të rëndësishme lëvizjes dikur aktive të demokracisë, shkaktoi reagime të forta nga SHBA dhe vende të tjera.

Gjithsej 47 aktivistë u arrestuan dhe u akuzuan në vitin 2021 për konspiracion sipas një ligji të imponuar nga Pekini që mbart dënime deri në burgim të përjetshëm.

Benny Tye, një ish-avokat i cilësuar në vendim si “kryetari” i planeve të aktivistëve, u dënua me 10 vjet burg, dënimi më i gjatë i vendosur deri më tani sipas ligjit.

Akuzat lidhen me organizimin e “zgjedhjeve primare” jozyrtare në vitin 2020 për përzgjedhjen e kandidatëve për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Prokurorët akuzuan aktivistët se planifikojnë të minojnë qeverinë duke kryer akte subversive nëse zgjidhen.

Disa qeveri perëndimore e kanë kritikuar gjyqin, me SHBA-të që e quajtën atë “të motivuar politikisht” dhe thanë se aktivistët duhet të lirohen pasi ishin të angazhuar ligjërisht dhe paqësisht në aktivitete politike, raporton Reuters.

Qeveritë e Kinës dhe Hong Kongut argumentojnë se ligjet e sigurisë kombëtare ishin të nevojshme për të rivendosur rendin pas protestave masive në vitin 2019 dhe se aktivistët u trajtuan në përputhje me ligjet lokale./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!