Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Homofobia një krim? Në Zvicër jo të gjithë janë të bindur për këtë

schedule15:23 - 8 Shkurt, 2020

schedule 15:23 - 8 Shkurt, 2020

Në vendet e zhvilluara perëndimore homofobia konsiderohet një krim. Por në Zvicër jo të gjithë janë të bindur për këtë. Partitë e djathta në vend kanë mbledhur firmat e duhura për mbajtjen e një referendumi për këtë cështje.

Merret i mirëqënë fakti që kodi penal i një vendi të zhvilluar perëndimor të dënojë ata që diskriminojnë personat në bazë të orientimit seksual. Por në të vërtetë nuk është kështu. Në Zvicër një parti e së djathtës ka vënë në diskutim një ligj të miratuar në vitin 2018 për këtë temë, që i bën të dënueshme diskriminimet: qofshin këto për racën, etninë, fenë dhe orientimit seksual. Pas miratimit të ligjit në skenë u ngjitën ata që e mendojnë ndryshe dhe që kanë mbledhur firmat e nevojshme për mbajtjen e një referendumi, i cili mbahet të dielën.

Komuniteti LGBT është në rradhë të parë për mbrojtjen e ligjit duke pretenduar se homoseksualët në Zvicër shpesh janë objekt i sulmeve të dhunshme.



Qeveria federale gjithashtu mbështet ligjin aktual dhe është e bindur se 65 për qind e popullsisë do të jenë në të njëjtën linjë. Të paktën sipas sondazheve paraprake të mbajtura në vend ditët e fundit.

Pavarësisht kësaj Zvicra është ende prapa për sa i përket termave të barazisë juridike për homoseksualët.

Referendumi është kërkuar nga partia Unioni Demokratik Federal, i së djathtës konservatore. Ata e shihin si një censurë ligjin në fjalë, kundër besimit të tyre ku secili është i lirë të shprehet publikisht kundër homoseksualëve.

Partia në fjalë është katolike – protestante dhe shumë konservatore. Në manifestin e saj flitet për moralizimin e politikës dhe shoqërisë zvicerane, kundër abortit, kundër legalizimit të frogave dhe sigurisht kundër martesave mes personave të së njëjtës gjini./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!