Gjykatat në Shën Petersburg, ku besohet se kanë vendosur shumica e arrestimeve, kanë urdhëruar 42 prej të arrestuarve të shërbejnë 6-9 ditë, ndërsa 9 prej tyre u gjobitën.
Në Moskë, të paktën 6 persona u urdhëruan të vuanin 15 ditë burg, sipas grupit të të Drejtave të Njeriut, OVD-Info. Një person u burgos gjithashtu në qytetin jugor të Krasnodarit dhe dy të tjerë në qytetin e Bryansk, bën me dije OVD-Info.
Shifra prej mbi 400 arrestimesh erdhi gjithashtu nga OVD-Info këtë mëngjes, por ky numër pritet të rritet pasi njerëzit janë parë duke vazhduar të vendosin lule në kujtim të Navalny. /abcnews.al