Presidenti i Republikës Ilir Meta këtë të enjte në Ditën e Dëshmorëve ka zhvilluar homazhe duke vendosur kurora me lule te monumenti “Nëna Shqipëri”.
Bashkë me kreun e shtetit në homazhet për dëshmorët kanë qenë të pranishëm edhe përfaqësuesit e mazhorancës.
Nga pamjet duket se pjesë e ceremonisë janë kryetarja e Parlamentit Lindita Nikolla, zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj kanë vendosur kurora me lule te “Nëna Shqipëri” në nderim të Dëshmorëve të Atdheut që dhanë jetën për lirinë e tij.
Në fjalën e tij Meta ka thënë se nuk është një ditë vetëm për të nderuar sakrificat e tyre, por është një ditë reflektimi.
“Është një ditë jo vetëm për të nderuar sakrificat e tyre sublime, por një ditë reflektimi për t’i pasur të shenjta sovranitetin e atdheut, për një të ardhme të mirë për të rinjtë dhe të rejat e Shqipërisë”, tha Meta./abcnews.al