Disa ditë pas tragjedisë në Minnesotta, homazhe u mbajtën për ligjvënësen demokrate Marta Hortman dhe bashkëshortin e saj Mark, që mbetën të vrarë në një sulm.
Qytetarë të shumtë u mblodhën në në Brooklyn Park, Minnesota, pranë Minneapolis, ku lanë lule dhe ndezën qirinj për viktimat.
Ata thanë se nuk kanë frikë dhe se dhuna politike nuk do i ndalojë të jenë një komunitet e të punojnë së bashku për të ndihmuar njëri-tjetrin.
Një qytetar tha se në raste të tilla, vetëm uniteti mes njerëzve jep ngushëllim dhe është e rëndësishme që të gjithë të jenë të bashkuar.
Ngjarja e rëndë ndodhi të shtunën, kur 57 vjeçari Vance Boelter shkoi në shtëpinë e Hortman dhe bashkëshortit të saj dhe i qëlloi për vdekje. Ai më pas shkoi në shtëpinë e ligjvënësit tjetër demokratë, John hoffman dhe plagosi atë dhe bashkëshorten e tij. Prokurorët thanë se 57 vjeçari kishte muaj që e kishte planifikuar sulmin.
Boelter u dorëzua u arrestua të dielën pas një kërkimi masiv dy-ditor. Ai akuzohet për vrasje dhe përndjekje, të cilat mund të rezultojnë në një dënim me vdekje nëse dënohen.
Në një seancë gjyqësore Boelter tha se nuk mund të përballonte një avokat dhe një avokat publik federal u emërua për ta përfaqësuar.