Për dy ditë në Ambasadën e Shqipërisë në Prishtinë qëndron i hapur “Libri i ngushëllimeve” për ish-kryeministrin Fatos Nano, i cili ndërroj jetë më 31 tetor, në moshën 73 vjeçare.
Ish-kryeministër i Shqipërisë u përcoll të dielën në banesën e tij të fundit në Tiranë, ndërsa u nderua me një ceremoni shtetërore.
Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj tha se Nano ishte një prej politikanëve më të rëndësishëm shqiptar në periudhën e e tranzicionit politik në Shqipëri.
“Fatos Nano unë mendoj se përbënte dhe është një prej politikanëve më të rëndësishëm shqiptar të periudhës së tranzicionit politik në Shqipëri, një figurë e rëndësishme dhe me zë një figurë që transmetonte ide e moderoi të majtën shqiptare në Shqipëri dhe për këtë ka lënë një gjurmë që besoj të gjithë shqiptarër e kanë vërejtur.”
Si bashkëpunëtor i tij, Malaj deklaroi se me vdekjen e Nano politika shqiptare ka humbur një politikan të zotin.
“Mendoj se politika shqiptare ka humbur një politikan të zotin, një politikan liberal në frymë i cili në momente të caktuara ka ditur të veproj dhe ka ditur të marr vendime të rëndësishme.”
Ish-kreu i Partisë Socialiste, Fatos Nano vdiq në Tiranë pas qëndrimit për disa ditë në spital nën kujdesin intensive të mjekëve.
Nano ishte i vetmi politikanë i transicionit që dha dorëheqjen nga politika për të mos u kthyer më, pas humbjes së zgjedhjeve në 2005, si një simbol i frymës liberale dhe politikës moderne në vend.

