Homazhe nderimi për Kujtim Aliajn, miqtë e skenës me lot në sy: I pazëvendësueshëm

schedule12:40 - 28 Gusht, 2021

schedule 12:40 - 28 Gusht, 2021

Është përcjellë për në banesën e fundit dirigjenti i njohur shkodran Kujtim Alija. Ai u nda nga jeta ditën e djeshme, pasi vuante prej vitesh nga një sëmundje e rëndë, të cilën nuk ka mundur dot ta përballojë.

Lexo edhe: Ndarja nga jeta e dirigjentit të shquar Kujtim Alija, kush ishte simboli shkodran që dha shpirtin për Festivalin e fëmijëve

Sot, bashkia Shkodër organizoi një kortezh, i cili parakaloi i shoqëruar nga banda frymore e qytetit nga Qendra Kulturore e Fëmijëve, ku Alija kontribuoi për shumë vite deri tek teatri “Migjeni”.

Pjesëmarrës gjatë homazheve në nderim të dirigjentit kanë qenë edhe emra të njohur të muzikës shqiptare si kompozitori Gjon Shllaku, kompozitori Alfred Kaçinari, këngëtari Bujar Qamili, dirigjenti Zef Çoba, muzikanti Ilir Zoga, kompozitori Edmond Zhulali, muzikanti Paçalin Pavaçi dhe shumë figura të tjera të skenës.

Nuk e kemi menduar kurrë që do të vinim për të përcjellë Kujtimin, i cili është një artist shumë i madh, një njëri i jashtëzakonshëm, një personalitet që na ka bërë nder jo vetëm neve, por edhe qytetit të Shkodrës. Është i pazëvendësueshëm. Faleminderit!”, u shpreh Kaçinari shumë i prekur.

Ndërkohë Gjon Shllaku me lot në sy deklaroi: “Ditë e vështirë për ne si shokë dhe miq të afërt të Kujtimit, por edhe për të gjithë Shkodrën dhe gjithë Shqipërisë. Në mënyrë të veçantë për ata që dikur ishin fëmijë dhe ai bashkëpunonte me ta dhe në vazhdim me prindërit dhe gjithë të tjerët. Sot kanë një ditë zie, është ndarë prej kësaj jete njëriu që me punën e tij i dha hov çdo gjëje të bukur të jetës së tyre. Unë mendoj që roli i tij është pak a shumë një rol i pazëvendësueshëm në këtë formë. Megjithatë Shkodra duhet të jetë krenare për figurën e Kujtimit. Ne do ta kemi gjithmonë shembull për punën e tij”.l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!