Holokausti/ Autorja izraelite: Historia e familjes shqiptare dhe izraelite mundësi për t’i treguar një fëmije çështje delikate

schedule16:43 - 13 Shkurt, 2023

schedule 16:43 - 13 Shkurt, 2023

E ftuar në një lidhje live në emisionin “Balkan Update” të gazetares Linda Karadaku, në ABC News ka qenë autorja izraelite, Maya Klinger Cohen, e cila foli për librin e saj për fëmijë  të publikuar gati një vit me parë.

Libri për fëmijë tregon  historinë e një familje izraelite që shpëtohet nga një familje shqiptare gjatë Holokaustit.

Autorja tha se synimi i saj është që të sjellë një mënyrë të “butë” të fëmijët e shkollave fillore, por jo vetëm historinë e tmerrshme të Holokaustit.

Ajo tha se pas një takimi me familjen Mandili, nisi e gjithë historia. Pasi aty mësoi historinë mes kësaj familje dhe familjes shqiptare Veseli.

“Para shumë vitesh unë kam punuar për këtë histori, pasi kam pasur familjarë që kanë shpëtuar nga Holokausti.

Unë po shikoja për histori që mund t’ia tregonim një fëmije që në shkollën fillore, por edhe me lart. Kjo nuk do t’i vendoste ata në vështirësi me vonë për një çështje kaq delikate.

Para disa vitesh takova familjen Mandili, fola me ta dhe aty nisi e gjithë historia.

Fëmija për të cilin unë kam shkruar ishte 5-vjeç dhe tregimi shkon deri në moshën 8-vjeçare. Dua që fëmijët të lidhen me të dhe historinë e tij.

Libri ka marrë shumë komente, së fundmi është publikuar edhe në amazonë dhe po ecën mjaftë mirë. Do të publikohet edhe në Shqipëri.

E pyetur nga gazetarja Linda Karadaku, se si mund t’ia shpjegosh një fëmijë “besën e shqiptarit”, autorja u përgjigj se kjo mund të kuptohet vetëm duke lexuar librin.r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!