Konsumuesit e kanabisit në Hollandë vihen në rradhë për të blerë hashash në masë, pasi kafenetë ku ai shitet do të mbyllen nga frika e koronavirusit.
Duke e lënë mënjëanë kërkesën e madhe për letra tualeti dhe dezinfektantë, në Hollandë është kanabisi ai që kërkohet në masë.
Rradhat e gjata u krijuan menjëherë pas deklaratës së ministrisë së shëndetit dhe edukimit, që urdhëroi mbylljen e çdo shkolle dhe shumë bizneseve.
“Për ndoshta dy muajt e ardhshëm ne nuk do jemi në gjendje të blejmë kanabis kështu që mendojmë se duhet të kemi pak në shtëpi,” tha Jonathan, një holandez.
Kryeministri Mark Rutte do të mbajë një deklaratë për popullin i cili deri më tani ka regjistruar 20 vdekje nga COVID-19 dhe 1.135 të infektuar./abcnews.al