Qeveria holandeze njoftoi se planifikon të zbatojë një sërë masash në muajt e ardhshëm për të frenuar emigracionin.
Qeveria e re, e udhëhequr nga partia nacionaliste e Geert Wilders , anti-islamike PVV , ka thënë se do të shpallë një krizë kombëtare të azilit, e cila do t’i lejojë asaj të marrë masa për të kufizuar emigracionin pa pëlqimin e parlamentit.
Partitë e opozitës vënë në dyshim ligjshmërinë e lëvizjes, por Ministrja e Emigracionit Marjolaine Faber (e PVV) tha se po vepronte brenda mundësive të parashikuara nga ligjet e imigracionit të vendit.
“Ne po ndërmarrim hapa për azilkërkuesit”, tha ajo në një deklaratë për mediat.