Holandë, në Korrik 400 vdekje më shumë se mesatarja

schedule11:30 - 9 Gusht, 2019

schedule 11:30 - 9 Gusht, 2019

Vala e të nxehtit që përfshiu Evropën në fund të korrikut ka shkaktuar vetëm në Holandë 400 vdekje më shumë se niveli mesatar i viktimave të regjistruara në një javë normale vere.

Thuajse 400 persona më shumë kanë vdekur në Holandë gjatë valës së fundit të të nxehtit që përfshiu Europën krahasuar me viktimat e një jave normale vere. Lajmin e kanë bërë të ditur autoritetet holandeze. Në total, 2.964 persona humbën jetën në Holandë gjatë javës që filloi më 22 korrik, që ishte rreth 15 për qind më shumë se gjatë një jave mesatare në stinën e verës.

Temperaturat rekord përfshinë Evropën gjatë fundit të korrikut dhe për herë të parë kaluan mbi 40 gradë Celsius. Në Holandë kjo ndodhi më 25 korrik. Bilanci i viktimave në këtë vend gjatë asaj jave mund të krahasohet me numrin e të vdekurve gjatë dy valave të të nxehtit në vitin 2006, që ishin ndër më të gjatat që kishin përfshirë vendin ndonjëherë.

Rreth 300 nga 400 vdekjet shtesë ishin mes njerëzve të moshës 80 vjeç e sipër. Shumica e rasteve u regjistruan në lindje të Holandës, ku temperaturat ishin më të larta dhe vala e të nxehtit zgjati më shumë se në zona të tjera të vendit. Holanda ka një popullsi totale prej 17 milionë banorësh.

Vala e të nxehtit ishte e dyta që goditi Europën në një muaj dhe specialistët e klimës deklarojnë se situata të tilla mund të bëhen më të zakonshme teksa planeti vijon të nxehet për shkak të emetimit të gazrave. /ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!