Holandë, Ministri i Arsimit jep dorëheqjen pas akuzave për “bullizëm” ndaj punonjësve

schedule20:12 - 22 Qershor, 2023

schedule 20:12 - 22 Qershor, 2023

Ministri holandez i Arsimit Dennis Wiersma ka dhënë dorëheqjen pas akuzave të shumta për sjellje të pahijshme.

Në deklaratën e tij, politikani 37-vjeçar shprehet se dorëheqja e tij ishte një vendim i vështirë. Megjithatë, ai pranoi dhe kërkoi falje se ndonjëherë “reagonte tepër” ose ishte “shumë i ashpër” me punonjësit e ministrisë.

Në muajt e fundit, media holandeze raportoi se ka pasur shumë ankesa kundër ministrit për mënyrën sesi ai i trajtonte punëtorët, disa prej të cilëve e akuzuan për dhunë fizike ose verbale.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!