Holandë, e djathta ekstreme gris kopjen e Kuranit jashtë ambasadës turke

schedule09:50 - 19 Gusht, 2023

schedule 09:50 - 19 Gusht, 2023

Një kopje e Kuranit u gris dhe u shkel nga një aktivist i ekstremit të djathtë jashtë ambasadës turke në Hagë, Holandë të premten, duke zemëruar dhjetëra kundër-protestues.

Qeveria holandeze e kishte dënuar demonstratën jashtë ambasadës turke përpara se të zhvillohej, por tha se nuk kishte fuqi ligjore për ta parandaluar atë.

I veshur me një bluzë ku shkruhej: “Islami nuk është më i mirë se nazizmi”, Edëin Ëagensfeld, udhëheqës i degës holandeze të grupit të ekstremit të djathtë Pegida, shkeli me këmbë kopjen e Kuranit përpara se ta griste, raportuan korrespondentët e AFP, duke vënë në dukje se shoqërohej nga dy persona të tjerë.

Policia holandeze kishte bllokuar hyrjen në rrugën ku ndodhet ambasada turke dhe ku rreth 50 persona ishin mbledhur.

Disa prej tyre filluan të gjuanin me gurë në Wagensfeld kur ai grisi kopjen e Kuranit.

Të premten në mëngjes, ministri holandez i drejtësisë me origjinë kurde, me origjinë turke, Dylan Gesilgoz, i quajti planet e së djathtës ekstreme për të grisur një kopje të Kuranit “të mjerueshme dhe primitive”, por theksoi se ligji i vendit nuk e ndalon demonstrimin.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!