Holandë, dhjetëra fluturime anulohen për shkak të borës

schedule14:10 - 3 Dhjetor, 2023

schedule 14:10 - 3 Dhjetor, 2023

Dhjetëra fluturime nga aeroporti Schiphol i Amsterdamit janë anuluar sot për shkak të borës që pritet pasdite në Holandë, njoftoi menaxhmenti i aeroportit.

Në faqen e aeroportit Schiphol, u njoftua se pothuajse 150 fluturime hyrëse dhe dalëse do të anulohen.

Linja ajrore holandeze KLM, konfirmoi për agjencinë holandeze të lajmeve ANP se ka anuluar 65 fluturime të planifikuara për këtë pasdite dhe mbrëmje.

/abcnews.al