Holanda pro Shqipërisë për integrimin, Meta: Shpresoj të nisin realisht negociatash

schedule15:16 - 16 Qershor, 2021

schedule 15:16 - 16 Qershor, 2021

Presidenti Ilir Meta ka reaguar lidhur me vendimin e Parlamentit Holandez për qëndrimin pro Shqipërisë për sa u përket negociatave për anëtarësim në BE.

Sipas Metës, plotësimi i të gjitha kushteve do të jetë kërkesa konstante, që do të na shoqërojë këtë proces, nga nisja deri në fund, dhe do të jetë përcaktues për kohën kur do të finalizohet anëtarësimi.

Lexo edhe: Parlamenti i Holandës mbështet nisjes e bisedimeve me Shqipërinë

Postimi i Metës:

“E përshëndes vendimin e Parlamentit holandez për miratimin e kuadrit negociator, e më pas, mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare edhe me Shqipërinë.  Plotësimi i të gjitha kushteve do të jetë kërkesa konstante, që do të na shoqërojë këtë proces, nga nisja deri në fund, dhe do të jetë përcaktues për kohën kur do të finalizohet anëtarësimi.  Duke uruar, që më 22 qershor Këshilli të vendosë pozitivisht për nisjen reale të negociatave, të ruajmë fokusin tek plotësimi sa më parë i të gjitha kushteve. ” /abcnews.al/