Holanda synon të dërgojë grupin e parë të avionëve luftarakë F-16 në Ukrainë në vitin 2024, sipas ministres së Mbrojtjes, Kajsa Ollongren.
Për MSNBC, ajo shpjegoi se lëvizja është e mundur pasi Holanda kalon në F-35 – një ndryshim që ndodh gjithashtu në Norvegji dhe Danimarkë.
Afati kohor i dorëzimit varet nga trajnimi i pilotëve ukrainas, i cili pritet të zgjasë gjashtë deri në tetë muaj, më i shkurtër se trajnimi i pilotëve holandez.
Ajo shtoi se në Rumani po krijohet një qendër trajnimi, të cilën po përpiqen ta hapin sa më shpejt.
Zonja Ollongren shtoi se kjo dërgesë dërgon një sinjal të rëndësishëm, jo vetëm në Kiev, por edhe në Moskë dhe Kremlin./abcnews.al