Holanda lejon Ukrainën që t’i shfrytëzojë avionët luftarakë F-16 brenda territorit rus

schedule23:25 - 17 Tetor, 2024

schedule 23:25 - 17 Tetor, 2024

Ukraina mund të përdorë avionëtt luftarakë F-16 të siguruar nga Holanda kundër Rusisë.

Kjo lejohet në hapësirën ajrore ruse, sipas Ministrit të Mbrojtjes së Holandës, Ruben Brekelmans.

“Ne kemi dorëzuar grupin tonë të parë të F-16-ve. Ata janë aktualisht në hapësirën ajrore të Ukrainës. Dhe gjithmonë kemi thënë se Ukraina duhet të respektojë ligjin ndërkombëtar”, tha ai para gazetarëve përpara një takimi të ministrave të mbrojtjes të NATO-s në Bruksel më 17 tetor.

Sipas tij, ligji ndërkombëtar nuk përmban kufizime distancash, “ligji ndërkombëtar nuk përmban asnjë kufizim në lidhje me distancën. Ligji ndërkombëtar nuk ndalet në kufi apo 100 km larg kufirit”, shtoi ministri.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!