Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Holanda dhe Danimarka do të dërgojnë avionë luftarakë F-16 në Ukrainë

schedule18:16 - 20 Gusht, 2023

schedule 18:16 - 20 Gusht, 2023

Holanda dhe Danimarka do të dorëzojnë një numër të paspecifikuar avionësh luftarakë F-16 në Ukrainë kur të plotësohen kushtet për transferimin e tyre. Këtë e konfirmoi kryeministri holandez Mark Rutte ndërsa presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky vizitoi vendin e tij.

Rutte tha se Holanda ka 42 F-16 në dispozicion gjithsej, por është shumë herët të thuhet nëse do të dhurohen të gjithë. “Sot ne mund të njoftojmë se Holanda dhe Danimarka angazhohen për transferimin e avionëve F-16 në Ukrainë dhe Forcat Ajrore të Ukrainës”, tha ai në një konferencë me Zelenskyn.

Ky është angazhimi i parë real për furnizimin me F-16 për Forcat e Armatosura të Ukrainës , i cili vjen vetëm disa ditë pasi SHBA miratoi dërgimin e mundshëm të avionëve luftarakë nga Holanda dhe Danimarka./abcnews.al



 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!