Holanda dëbon 4 diplomatë rusë, akuzohen për komplot

schedule20:28 - 4 Tetor, 2018

schedule 20:28 - 4 Tetor, 2018

Shërbimet e Sigurisë të Holandës kanë dëbuar 4 shtetas rusë në muajin prill të këtij viti. Ata akuzohen se qëndrojnë prapa një komploti, që kishte ne shënjestër agjencinë globale për armët kimike.

“Operacioni kibernetik nga inteligjenca ushtarake e Rusisë, kishte për shënjestër Organizatën Për Ndalimin e Armëve Kimike në Hagë”, njoftuan zyrtarët holandezë. Kjo agjenci po heton sulmin ndaj ish- spiunit rus Sergej Skripal dhe të bijës në Britani si dhe sulmet kimike në Siri. Në reagimet e saj, Rusia ka mohuar gjithmonë çdo përfshirje në ndonjë sulm me agjent kimik.

Katër të dëbuarit kishin pasaporta diplomatike dhe njëri prej tyre ishte ekspert në Teknologjinë e Informacionit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!