Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Taulant Balla, në një komunikim për mediat, pas mbledhjes në Partinë Socialiste me shtabin elektoral, foli edhe për raportin e ministrit të jashtëm holandez Stef Blok, në të cilin theksohet se Shqipëria ka ende për të bërë, dhe se nuk është gati për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare, pasi nuk ka përmbushur plotësisht kushtet për fillimin e bisedimeve për hapjen e negociatave.
Sipas Ballës, vlerësimi zyrtar i Integrimit të Shqipërisë bëhet nga Këshilli Europian dhe se presidenca gjermane ka në objektivat e veta mbajtjen e Konferencës Ndërkombëtare.
LEXO edhe: DOKUMENTI/ Holanda bllokon Shqipërinë për negociatat, dritë jeshile për Shkupin
Edhe pse Holanda është skeptike në lidhje me Shqipërinë, Balla tha se mbetet optimist se Shqipëria do të ketë së shpejti mbajtjen e Konferencës Ndërkombëtare.
“Presidenca gjermane e cila përfundon në 31 dhjetor të këtij viti ka në objektivat e veta mbajtjen e konferencave ndërqeveritare brenda këtij viti me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Vlerësimi i vetëm do jepet nga Komisioni Europian. I cili është i vetmi vlerësim korrekt. Komisioni Europian është shprehur se Shqipëria i ka përmbushur kushtet për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare.
Shqipëria pjesën e vetë të detyrave e ka bërë, pjesa që lidhet me këndvështrimet e vendeve anëtare nuk parashikohet dot”, tha Balla.
n.d./abcnews.al