Luka Doncic, ylli slloven i Dallas Mavericks, ka postuar një video të Delije në llogarinë e tij në “Twitter”, por më pas ai e ka fshirë. Kjo për shkak se ultrasit serb shfaqeshin duke kënduar kore kundër shqiptarëve.
Me ta kuptuar diçka të tillë, slloveni ka reaguar. Në faqen e tij në Twitter, Doncic shkruan: “Më vjen keq për videon që postova. Nuk i vura re fjalët e këqija. Kurrë nuk do ta shpërndaja diçka të tillë”.
Doncic pre vitit 2018 luan në NBA me Dallas Maveris, ndërkohë që për tre vite ai është aktivizuar me Real Madrid në Spanjë. Basketbollisti 21-vjeçar ka edhe një lidhje me Kosovën, pasi gjyshi i tij ka lindur në Klinë dhe shpesh ka qenë atje për pushime kur ishte fëmijë. /abcnews.al
sorry about the video i posted!! didn’t see the bad world !!?? i would never share something like that
— Luka Doncic (@luka7doncic) April 1, 2020