Hodhën materiale piroteknike në derbi: Një i arrestuar, policia vijon hetimet

schedule14:05 - 16 Dhjetor, 2019

schedule 14:05 - 16 Dhjetor, 2019

Policia e Shtetit ka dalë me një njoftim, ku bën me dije se një tifoz me inicialet A.B, është ndaluar nga forcat e rendit për shkak se në derbin Partizani-Tirana, hodhi fishekzjarre. Ndërkohë pritet të ketë të tjera ndalime, pasi të bëhet identifikimi i tifozëve që kanë bërë shkelje lidhjore në stadium të premten e 13 dhjetorit.

NJOFTIMI -“Hodhi fishekzjarrë në stadiumin “Air Albania” gjatë derbit Partizani-Tirana, identifikohet nga kamerat e sigurisë. Vihet në pranga 26-vjeçari për veprën penale “Veprime të dhunshme në aktivitet sportive”.

Në kuadër të masave të marra nga Policia e Tiranës, për garantimin e rendit dhe sigurisë para, gjatë dhe pas përfundimit të aktivitetit sportiv që u zhvillua në “Air Albania Stadium”, mes ekipeve Partizani dhe Tirana, në lidhje me fishekzjarrët e hedhura në fushë gjatë ndeshjes, nga specialistët për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

A. B, 26 vjeç, lindur dhe banues te “Bregu i lumit”, Tiranë. Arrestimi i këtij shtetasi u bë sepse më datë 13.12.2019, rreth orës 19:10, ka hedhur fishekzjarrë në stadiumin “Air Albania”, Tiranë, në kohën që zhvillohej ndeshja e futbollit Partizani – Tirana. Ky shtetas u identifikua nga ana e Policisë nëpërmjet kamerave të sigurisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Veprime të dhunshme në aktivitet sportive”.

Gjithashtu, nga Komisariati i Policisë Nr. 1 vijojnë veprimet në bashkëpunim me Prokurorinë dhe stafin e menaxhimit të stadiumit, për të identifikuar dhe proceduar penalisht e administrativisht të gjithë ata tifozë që kanë dëmtuar stolat në tribunat e stadiumit dhe kanë hedhur fishekzjarrë gjatë zhvillimit të ndeshjes”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!