Hitleri urdhëronte ushtarët të bënin fëmijë me gratë norvegjeze: Kanë gjak të pastër arian!

schedule12:06 - 25 Shtator, 2020

schedule 12:06 - 25 Shtator, 2020

Adolf Hitleri ishte hipnotizuar. Në pranverën e vitit 1934, ai shkoi për pushime, një udhëtim i fshehtë në një luftanije gjermane përmes fjordeve të Norvegjisë dhe për orë të tëra, vështroi bukurinë natyrore përreth tij, raporton Daily Mail

Një anëtar i ekuipazhit norvegjez tha se ai ishte shumë i ‘entuziazmuar si një djalë i vogël mbi male duke u kënaqur me motin e mrekullueshëm’.
Ai udhëtim ishte me sa duket fillimi i një dashurie të çuditshme – e cila erdhi si një befasi.  75 vjet pas vdekjes së Hitlerit, me siguri nuk do të kishte asgjë të re për të mësuar rreth tij, atëherë ky libër nga historiania amerikane Despina Stratigakos do të shihet me një sy tjetër, transmeton abcnews.al

Ajo zbulon se, pasi ai sulmoi Norvegjinë në 1940, Hitleri hartoi plane që shkuan përtej nënshtrimit brutal që ai synonte për Francën, Poloninë dhe Rusinë pasi ai t’i kishte pushtuar ato.

Ai dëshironte që Norvegjia e bukur të shndërrohej në një utopi naziste. Hitleri dhe nazistët e tij ‘kërkonin të ngulnin rrënjë në Norvegji dhe të krijonin një hapësirë për veten si sundimtarë të një perandorie Nordike që shtrihej deri në Rrethin Arktik’, transmeton abcnews.al

Por magjepsja e Hitlerit me Norvegjinë nuk u ngjall vetëm nga madhështia e fjordeve të saj. Ai gjithashtu admironte historinë e saj gjenetike, i cili besonte se origjina e tyre vikingë, njerëzit e saj me flokë të verdhë, me sy blu ishin ndër racat më të pastra të arianëve. Ata ishin në majë të shkallës racore.

Ai ishte një diktator që shfarosi miliona njerëz që i konsideronte si raca të degjeneruara. Por ai gjithashtu inkurajoi krijimin e racave të pastra dhe Norvegjia ishte zgjedhja e duhur për eugjenikën naziste. Në një program të frymëzuar nga SS, i njohur si Lebensborn (‘Burimi i jetës’), trupat gjermane u inkurajuan të linin shtatzënë vajzat që ishin më të bukura, me premtimin se shteti nazist do të kujdesej për ta dhe fëmijët e tyre. Mijëra femra shtatzëna ishin në kujdesin parësor të mjekëve, transmeton abcnews.al

 

 

 

Kujdesi për fëmijët ishte i rreptë, nuk duhej të kishte fëmijë që qanin në çerdhe. Bebet ‘më të pastra’ shpesh largoheshin nga nënat e tyre, me forcë nëse ishte e nevojshme, dhe dërgoheshin në Gjermani për t’u rritur në familje të aprovuara nga SS, megjithëse shumica qëndruan në Norvegji.

Gjatë pushtimit pesë-vjeçar të Norvegjisë, gjermanët i dhanë vendit trajtim të veçantë që nuk është parë askund tjetër, duke i detyruar të burgosurit e luftës të ndërtonin rrugë, ura, tunele, hekurudha, stacione elektrike dhe pajisje për biznesin dhe industrinë. Norvegjia u bë ‘vendi i vetëm i pushtuar në Europë ku Gjermania Naziste investoi më shumë sesa mori’, transmeton abcnews.al

Në planin e Hitlerit për utopinë e tij, qytetet e shkatërruara nga pushtimi brutal dy-mujor do të rindërtoheshin në linja rrënjësisht të ndryshme Nacional-Socialiste, duke theksuar fuqinë e shtetit dhe partisë më shumë sesa të kishës.

 

 

Ai kishte një endërr për të krijuar një qytet afër Trondheim në veri të vendit. Me një popullsi prej 300,000, Nordstern (do të thotë Ylli i Veriut) ishte menduar të ishte një nga xhevahirët e Rajhut të Tretë, së bashku me Berlinin, Hamburgun, Nurembergun, Mynihun dhe Linz (qyteti i lindjes së Hitlerit). Do të kurorëzonte një Gjermani të Madhe që shkonte nga Arktiku në Alpe.

Imagjinata e çmendur, e Hitlerit kaloi në çmenduri. Kjo Athinë e re e veriut, këmbënguli ai, do të kishte një opera, teatro, biblioteka dhe galeri arti, por gjithashtu, një stadium dhe pishina, gjithçka e nevojshme për një qytet modern me rëndësi të mëdha kulturore. Do të kishte hapësira të gjelbërta të mëdha, dhe shtëpitë për qytetarët e saj  gjermanë do të vendoseshin në tarraca në një shpat me pamje nga jugu, kështu që çdo shtëpi do të kishte diell gjatë gjithë ditës, transmeton abcnews.al

Qyteti i tij i ëndrrave nuk u realizua kurrë, megjithëse Hitleri i lavdishëm, kaloi orë të tëra duke biseduar me arkitektin e tij kryesor, Albert Speer, duke hartuar plane dhe duke bërë modele të asaj që Speer  pretendonte se do të ishte qyteti më i bukur gjerman ‘.

Kjo ide mori fund kur Gjermania pësoi disfatën e parë në Stalingrad në frontin lindor në 1943 duke e vendosur vendin Nazist në mbrojtje për herë të parë dhe duke shkuar drejt humbjes dy vite më vonë, transmeton abcnews.al

Për më tepër, ndërsa lufta po i afrohej fundit, forcat gjermane ndoqën një politikë tjetër, duke shkatërruar shumë nga ato që kishin ndërtuar.
Kostoja njerëzore ishte e lartë: nënat dhe fëmijët e tyre paguan një çmim të tmerrshëm kur mbaroi lufta.

Mijëra gra u arrestuan dhe u burgosën në verën e vitit 1945 për pakt me pushtuesit. Nuk kishte mëshirë as për ‘trimat e tyre gjermanë’, të cilët u cilësuan si të dëbuar.
Autoritetet norvegjeze vendosën që nënat që kishin fjetur me ushtarë gjermanë ishin me probleme mendore dhe të tillë u cilësuan edhe pasardhësit e tyre. Fëmijët dikur të lartësuar për gjenet e tyre tani ishin të përbuzur.

Ëndrra e Hitlerit për një Europë të pastër përfundoi në të njëjtën mënyrë si utopia e tij për një qytet të ri pranë Arktikut. Përfundoi në cepat e harruar të historisë. Përktheu Sonila Backa/abcnews.al