‘Hitlerët në vendin tonë”

schedule12:53 - 28 Tetor, 2020

schedule 12:53 - 28 Tetor, 2020

History Today

Martin Luther King mbajti fjalimin e tij të famshëm ‘Kam një ëndërr’ më 28 gusht 1963 në marshimin e tij në Uashington.

Por ajo çfarë nuk dihet sot është se një nga personat që folën atë ditë ishte Rabini Joachim Prinz, një emigrant i cili ishte larguar nga Gjermania naziste në vitet 1930. Prania e tij në marshim demonstroi solidaritet politik midis afro-amerikanëve dhe hebrenjve që kishin shpëtuar nga tmerret e Holokaustit.

Afro-amerikanët nuk qëndruan asnjëanës ndaj persekutimit nazist të hebrenjve. Disa gazeta të njerëzve me ngjyrë pranuan faktin që nazistët përbënin një rrezik për hebrenjtë.

Siç argumentuan afro-amerikanët dhe Richmond Planet , ‘Problemi ynë më i madh për momentin është të vëzhgojmë Hitlerët këtu në vendin tonë.’

Megjithatë shumë afro-amerikanë e kanë denoncuar antisemitizmin nazist që nga fillimi. Shtypi që përkrahte njerëzit me ngjyrë theksoi se kauza e tyre për të luftuar të gjitha format e persekutimit racor dhe fetar duke theksuar se qytetarët me ngjyrë në Gjermani ishin gjithashtu viktima të nazizmit ishte e përbashkët me hebrenjtë.

Kjo përfshinte ndalimin e marrëdhënieve seksuale ndërracore, përjashtimin e mikpritësve me ngjyrë dhe regjistrimin e detyruar të njerëzve me ngjyrë në territorin e pushtuar nga Gjermania.

Ndërsa afro-amerikanët ishin moralisht kundër persekutimit nazist të hebrenjve, ata gjithashtu e panë çështjen si një mjet për të vazhduar përpara me luftën e tyre kundër diskriminimit.

Si e argumentuan ata faktin se amerikanët e bardhë mund të dënonin shtypjen e hebrenjve në Europë ndërkohë që nga ana tjetër diskriminuan dhunën ndaj bashkëqytetarëve në shtëpi?

Komentuesit me ngjyrë të politikës nënvizuan kritikat e tyre ndaj hipokrizisë të amerikanëve të bardhë  duke theksuar faktin se nazistët përdorën praktikat diskriminuese të shteteve të jugut për të legjitimuar politikat e tyre racore dhe fetare.

Siç ka demonstruar studiuesi ligjor James Q. Whitman, politika naziste u formua pjesërisht nga ligjet  amerikane të racave.

Statutet amerikane kundër përzierjes së racave të ndryshme ofruan modele për Ligjin e dytë të Nurembergut, Ligjin për Mbrojtjen e Gjakut dhe Nderit Gjerman, i cili ndalonte hebrenjtë të martoheshin ose të kryenin me marrëdhënie seksuale me persona të ‘gjakut gjerman’.

Para shpërthimit të Luftës së Dytë Botërore, ballafaqimi më i drejtpërdrejtë midis afro-amerikanëve dhe regjimit nazist ndodhi në fushën e sportit, transmeton abcnews.al

Suksesi i Jesse Owens, i cili fitoi katër medalje të arta në Lojërat Olimpike të Berlinit në gusht 1936 shërbeu si një përgënjeshtrim i fuqishëm i ideve naziste ndaj epërsisë ariane.

Boksieri Joe Louis goditi fort kundërshtarin e tij, kur ai mori hak për humbjen e tij të hershme nga Max Schmeling me një nokaut të raundit të parë të kundërshtarit të tij gjerman në Madison Square Garden në qershor 1938.

Më vonë, kur Shtetet e Bashkuara u përfshinë në luftën e vitit 1941, aktivistët me ngjyrë ngritën analogji midis nazizmit dhe Jim Crow për të paralajmëruar se racizmi minonte idealet demokratike për të cilat Aleatët po luftonin.

Diskriminimi në ushtrinë amerikane, ndarja e donatorëve të gjakut të Kryqit të Kuq, përjashtimi nga industritë e luftës dhe trazirat e racave të brendshme u krahasuan me antisemitizmin nazist.

Kjo pabarazi midis retorikës dhe realitetit i dha shkas fushatës ‘Double V’, e cila promovoi luftën për liri si brenda ashtu edhe jashtë saj.

Mbështetja afro-amerikane për gjendjen e hebrenjve europianë u intensifikua gjatë pranverës dhe verës së vitit 1945 kur shtypi me ngjyrë publikoi rrëfime të dëshmitarëve okularë nga ushtarë që kishin ndihmuar në çlirimin e kampeve të përqendrimit, transmeton abcnews.al

Ringjallja e racizmit amerikan pas luftës, çoi në krahasime midis nazizmit dhe Jim Crow. Aktivistët me ngjyrë e cilësuan diskriminimin racor si një tradhti ndaj idealeve demokratike për të cilat kombi kishte luftuar, duke akuzuar supremacistët e bardhë për përmbysjen e fitores Aleate.

Në një letër të hapur për Prokurorin e Përgjithshëm Tom Clark, veterani me ngjyrë John Gilman deklaroi se ai kishte luftuar për të çliruar Europën nga tirania naziste vetëm për t’u kthyer në shtëpi në një vend që lejoi  racistët të vepronin pa u ndëshkuar.

‘Unë po shkruaj për t’ju bërë të ditur’, njoftoi ai, “se të njëjtat krime që Hitleri, Goebbels, Goering dhe të gjithë kriminelët e tjerë nazistë kanë miratuar tani po ndodhin para syve tuaj.”

Afro-Amerikanët vazhduan të manipulojnë kujtesën historike të Holokaustit për avantazhin e tyre politik në kulmin e lëvizjes për të Drejtat Civile.

Aktivistët me ngjyrë e cilësuan veten e tyre si mishërues të idealeve të demokracisë amerikane dhe kundërshtarët e tyre supremacistët e bardhë si tradhtarë të qëllimeve për të cilat SHBA-ja kishin luftuar në Luftën e Dytë Botërore.

Ndërsa demonstruesit me ngjyrë protestuan paqësisht për të drejtat e tyre kushtetuese, amerikanët e bardhë të jugut përdorën taktika të ngjashme me Gestapo(policia sekrete zyrtare e Gjermanisë naziste dhe në Europën e pushtuar nga gjermanët) për të ruajtur një sistem të ngjashëm me shtetin racor nazist.

Fuqizimi i njerëzve me ngjyrë në fund të viteve 1960 minoi paralelet që  afro-amerikanët kishin midis racizmit amerikan dhe antisemitizmit nazist.

Koncepti i fuqizimit për afro-amerikanët si një popull i kolonizuar çoi në një solidaritet më të madh global me popujt e tjerë të shtypur që luftonin për të drejtën e vetëqeverisjes, duke i bërë ata të denonconin shtetin e Izraelit dhe të mbështesnin Organizatën Çlirimtare të Palestinës. Antisemitizmi i njerëzve me ngjyrë  ndikoi gjithashtu në simpatitë e dikurshme për hebrenjtë.

Idealet e njerëzve me ngjyrë  midis nazizmit dhe supremacistëve amerikane nuk ishin kurrë të sakta.

Megjithëse autoritetet  shpesh kanë bashkëpunuar në rastet e kërcënimeve apo vrasjeve midis racave, shfarosja e afro-amerikanëve nuk ishte një politikë qeveritare e koordinuar sistematikisht.

Megjithatë, për afro-amerikanët në dekadat para, gjatë dhe menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore, duke vendosur nëse jo ekuivalencën, të paktën  ngjashmërinë midis gjendjes së tyre dhe asaj të hebrenjve europiane siguroi një mjet të fuqishëm retorik për mobilizimin e mbështetjes morale dhe politike në luftën kundër racizmit të të bardhëve. s.ba/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!