Historiku, zgjedhja e presidentëve pas ndryshimeve kushtetuese

schedule15:27 - 30 Maj, 2022

schedule 15:27 - 30 Maj, 2022

Nga Juxhin Mustafaraj

Mazhoranca dhe opozita konsumuan aktin e fundit kushtetues që imponononte konsensus, duke i hapur rrugë zgjedhjes së një Presidenti të propozuar dhe votuar vetëm nga një forcë politike, Partia Socialiste.

Rrugëtimi i kryetarëve të Shteteve në Shqipërinë postkomuniste është imponuar dhe ka pasur dinamika të ndryshme në varësi të parashikimeve kushtetuese në dy ndërhyrjet që janë bërë për këtë çështje në vitin 1998 dhe 2008. Konsensusi klasik mazhorancë-opozitë për zgjedhjen e kryetarit të shtetit dhe i fundit president konsensual ishte Alfred Moisiu.

Pas tij të gjithë presidentët kanë ardhur si forcë kartonash e mazhorancës. Bamir Topi u zgjodh president në vitin 2007 në një garë kur në raundet e Presidentëve kishte një garë dhe kandidatë për çdo raund. Pas raundit të parë ku kandidat ishte Arian Zaimi, në raundin e dytë Bamir Topi u fut pjesë e garës ku u përfshi edhe ish-kryeministri Fatos Nano. Në raundin e tretë përmes firmave u përfshi edhe historiani Neritan Ceka.

Në një kushtetutë që e përcaktonte qartë që Presidenti duhej të kishte 84 vota dhe me një PD që nuk kishte mazhorancën po nuk i kishte votat, PD zgjodhi që midis zgjedhjes për të dërguar vendin në zgjedhje të parakohshme, të shfrytëzonte një aleancë me kandidatin e tërhequr Fatos Nano dhe të merrte 6 votat e mjaftueshme për ta zgjedhur Bamir Topin President.

Nisur nga precedent i  zgjedhjes së Topit në krye të shtetit, në vitin 2008, PS e PD vendosën të ndërhyjnë sërish në kushtetutë duke përcaktuar që raundet që kërkonin shumicë të cilësuar prej 84 votat të ishin vetëm 3 raundet e para, ndërkohë që në dy raundet e fundit si mekanizëm zhbllokues për kreun e ri të shtetit të mjaftonin 71 vota.

Në kushtetutë u përcaktua gjithashtu se tre raundet e para mund të ezauroheshin edhe nëse në to nuk do të kishte kandidatë.  Përmes këtij mekanizmi në krye të Presidencës u ngjit i ndjeri Bujar Nishani.

Në tre raundet e para PS propozoi si kandidat por pa e mbështetur me firma ish-kreun e Gjykatës së Lartë, Xhevahir Zaganjori. Më pas në raundin e katërt, pas tërheqjes së Artan Hoxhës, PD mblodhi firmat dhe votoi në Kuvend, Bujar Nishanin.

Në 2017, PS në aleancë me LSI i kishte votat për ta zgjedhur Presidentin që në raundin e parë, por me një opozitë që ndodhej e izoluar në çadër, vendosi t’i konsumojë të tre raundet e para pa asnjë kandidat. Në raundin e katërt, Ilir Meta u zgjodh në krye të shtetit. Edhe në 2022 të tre raundet e para u dogjën pa asnjë kandidat. Këtë të martë, mazhoranca do të vendos datën kur do të zgjedh kreun e ri të shtetit. E vetmja e re që pritet është që të bëhet publike emri i ri i presidentit. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!