Historike/ Shqiptarët nuk mungojnë në EURO 2021, kualifikohet Maqedonia e Veriut

schedule19:56 - 12 Nëntor, 2020

schedule 19:56 - 12 Nëntor, 2020

Maqedonia e Veriut kualifikohet për herë të parë në Europian. Një gol i Goran Pandev vendosi finalen e Nations League të luajtur në Tbilis përballë Gjeorgjisë vendase. Sulmuesi 37-vjeçar i Genoas, finalizoi një aksion shumë të bukur të kombëtares mike në minutën e 56-të.

Skuadra maqedonase ia doli ta menaxhonte shumë mirë avantazhin deri në fund dhe tashmë do të luajë në Euro 2021. Katër lojtarë shqiptarë e nisën si titullarë ndeshjen e sotme: Egzon Bejtulai (Shkëndija), Visar Musliu (MOL Fehervar), Arijan Ademi (Dinamo Zagreb) dhe Ezgjan Alioski (Leeds United).

Maqedonia e Veriut do të jetë pjesë e grupit C në Euro 2021, teksa do të përballet me kombëtare si Holanda, Ukraina dhe Austria. Normalisht kualifikimi në raundin tjetër duket një mision i pamundur, por gjithsesi pjesëmarrja në një kompeticion madhor është historike. /abcnews.al

Nations League, finalja e Ligës D
Gjeorgji-Maqedonia e Veriut 0-1
(Pandev 56′)

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!