Historiani Kasmi: Kadri Cakrani komandanti i parë që ka bashkëpunuar me gjermanët

schedule22:54 - 5 Maj, 2020

schedule 22:54 - 5 Maj, 2020

Historiani Marenglen Kasmi  i ftuar në “Provokacija”, këtë të martë ka komentuar rolin dhe figurën e Kadri Cakranit tek Balli Kombëtar.

Kasmi është shprehur se Cakrani ishte komandanti i parë shqiptar që bashkëpunoi me forcat gjermane ndaj dhe ato kishin një vlerësim të veçantë profesional për të.

Kadri Cakrani përfaqëson në vlerësimin historik një nga protoganistët dhe përfaqësuesit ushtarakë të ballit Kombëtar. Ai ishte komandanti i Shqipërisë së Jugur dhe të Mesme një komandat i fuqishëm dhe që vlerësohej nga gjermanët dhe ishte komandanti  i parë që ka bashkëpunuar me gjermanët. Ai vlerësohej për aktivitetin e tij ushtarak”, është shprehur ai.

Ndërsa në lidhje me rolin e Ballit Kombëtar si organizatë, historiani ka theksuar ndër të tjera se gjatë analizimit të kësaj organizate ka shumë probleme pasi një pjesë e trajtojnë në aspektinb historik dhe një pjesë tjetër stuiuesish përfshijnë dhe emocionet e tyre.

Nëse do të flasim për Ballit Kombëtar ka një problem metodologjik që bëhet dhe nga studiues dhe më shumë shkon në kuadër të vlerësimeve emocionale. Ne shpesh analizojmë organizatat nga drejtuesi duke i pasuar më pas dhe nuk mund të ndpdh siç thuhet tek Balli Kombëtar se eksponentët e veçantë kryenin veprime pa u konsultuar. Kur vjen puna për qëllime pozitive del një organizatë e unifikuar për gjëra të errëta apo për reflektim tentohet të shkohet në këtë drejtim. Në drejtimin historik patjetër që ka vlerë organizata dhe veprimet dhe kordinimi me qendrën, si Balli Kombëtar dhe Partia Komuniste kanë problemet e tyre për funksionimit që shkon nga mospranimi i njëri tjetrit deri te qëndrimet politike që kanë mbajtur. Përsa i përket vlerësimit historik të asaj periudhe ne i referohemi para dhe pas luftës për të parë dhe opinionin e përgjithshëm që nuk ndodhi vetëm në Shqipëri por në të gjithë botën, Gjykatat që u ngritën pas luftës janë vazhdim i Nurembergut ku secili vend kishte logjet për vlerësimin dhe u dënuan dhe ato që u quajtën kriminel luftë ku është pjesë edhe Kadri Cakrani”, tha Kasmi.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!