Simone Inzaghi po shkon drejt rinovimit të tretë të aventurës së tij deri më tani me Interin. Ky sezon është më i rëndësishmi për teknikun italian sepse vjen në vitin që të çon në yllin e dytë të Interit dhe sepse klubi në vitin e fundit e ka kuptuar vërtetë rëndësinë e trajnerit të tij.
Sipas “Gazzetta dello Sport”, drejtuesit e klubit do të thërrasin Inzaghin për të nënshkruar rinovimin e kontratës para përfundimit të sezonit. Me pak fjalë, ekziston një dëshirë për ta siguruar atë përpara se ndonjë klub europian ta tundojë.
Kontrata aktuale e Inzaghit skadon në vitin 2025. Kësaj radhe synohet që kontrata të zgjatet deri në vitin 2027, duke treguar besimin e klubit mbi trajnerin që po bën mrekullisht shumë mirë me Interin. Gjithashtu drejtuesit e klubit do të rrisin pagën e tij nga 4.5, në 5.5 milionë euro në sezon./h.ll/abcnews.al