Lidhja mes një nëne dhe vajzës së saj është e pathyeshme dhe pothuajse asgjë nuk mund ta prishë atë, madje as një sëmundje e rëndë!
Kur Bethany Carlton u diagnostikua me kancer gjiri në moshën vetëm 17-vjeçare, ajo ndjeu sikur bota e saj po shpërbëhej.
Nëna e saj 47-vjeçare, Mybritt Larsen, ishte pranë saj kur hoqi një tumor disa ditë para ditëlindjes së saj të 18-të dhe kur më vonë u informua se kishte një formë të rrallë të kancerit të muskujve.
Vetëm tre muaj më vonë, ndërsa kimioterapia e të resë vazhdonte, mami dhe vajza mësuan një tjetër lajm të keq: edhe nëna 47-vjeçare u diagnostikua me kancer në gji!
Dy femrat luftuan së bashku kancerin, duke organizuar kimioterapinë në mënyrë të tillë që të kujdeseshin për njëra-tjetrën dhe e mundën atë! Bethany dhe Mybritt dëshmuan në praktikë se lidhja nënë-bijë është unike, ndërsa sëmundja e tyre, siç u shprehën, e forcoi edhe më shumë./abcnews.al