Historia prekëse e vajzës që pozoi për dasmën që nuk u realizua kurrë

schedule15:28 - 27 Gusht, 2020

schedule 15:28 - 27 Gusht, 2020

Debbie Gerlach ka prekur zemrat e të gjithëve, pasi publikoi setin fotografik të dasmës së saj me të fejuarin e saj të ndjerë Randy. Gerlach nga Arizona vendosi të realizojë disa foto për ditën më të rëndësishme të saj, pjesë e të cilave u modifikua me fotoshop edhe partneri i saj i ndjerë.

Siç shkruan Bright Side, fotografitë u publikuan ditën që do të mbahej dasma e Debbie dhe Randy-t, 8 muaj pasi ky i fundit humbi jetën tragjikisht në një aksident.  Debbie publikoi fotot për një arsye të veçantë, ndërsa shkroi një letër krahas së cilës përcolli një mesazh të rëndësishëm.

Një vajzë publikon foto nga dasma e saj që kurrë nuk ndodhi.  Kjo është një paralajmërim për të gjithë neNjë vajzë publikon foto nga dasma e saj që kurrë nuk ndodhi.  Kjo është një paralajmërim për të gjithë ne

Sot ishte menduar të ishte dita për të cilën kam ëndërruar që kur isha vajzë e vogël. Sot duhej të bëhesha grua. Sot duhej të bëhesha znj. Zimmerman…Por sot u zgjova vetëm, siç bëj çdo ditë. Sot u zgjova me zemrën time të thyer përsëri. Sot babai im nuk do të më shoqërojë në altar.

Sot nuk do të shoh fytyrën e Randy në fund të altarit, kur ai të shikojë për herë të parë me vello, fustanin që më duhej ta fshehja prej tij sepse ai nuk mund të priste ta shihte. Sot nuk do i shoh të gjithë miqtë dhe familjen tonë. Sot nuk do të martohem me dashurinë e jetës sime.”, ka shkruar ndër të tjera Debbie. /abcnews.al/

Një vajzë publikon foto nga dasma e saj që kurrë nuk ndodhi.  Kjo është një paralajmërim për të gjithë ne

A Girl Publishes Photos of Her Wedding That Never Happened. This Is a Warning to All of Us

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!