Historia prekëse e amerikanit që iu deshën 42 vite për të përqafuar të ëmën

schedule09:03 - 29 Gusht, 2023

schedule 09:03 - 29 Gusht, 2023

Jimmy Lippert Theiden jeton në SHBA dhe iu desh të priste 42 vite për të përqafuar nënën e tij biologjike.

“Të dua shumë ,” i tha ai ndërsa ishte në krahët e saj.

Sipas raportit të Associated Press, Maria Angelica Gonzalez nga Kili lindi një djalë në vitin 1981. Teksa ajo mbante në krahë të porsalindurin, mjekët e morën nga krahët për ta futur në një inkubator, pasi ai kishte lindur para kohe.

Stafi mjekësor i tha të largohej nga spitali, por kur u kthye për të marrë foshnjën, i thanë se kishte vdekur.

Historia e ribashkimit të të dyve filloi në prill. Jimmy Lippert Thyden u frymëzua nga botimi i tregimeve të fëmijëve të birësuar, të cilët kanë lindur në Kili dhe kanë gjetur të afërmit e tyre biologjikë, me ndihmën e OJQ-së Nos Buscamos.

“Në dokumentet e mia të birësimit thuhet se ata nuk kishin të afërm. Mësova në muajt e fundit se kam një nënë, katër vëllezër dhe një motër, “tha ai në një intervistë nga Ashburn, Virxhinia, ku punon si avokat mbrojtës penal.

Nos Buscamos ka punuar për dy vjet me platformën MyHeritage, e cila ofron komplete testesh të ADN-së falas për të birësuarit dhe njerëzit e dyshuar si viktima të trafikimit të fëmijëve në Kili.

Mostra e ADN-së së Thyden përputhej me atë të kushëririt të tij të parë, i cili gjithashtu përdorte të njëjtën platformë dhe u konfirmua se ishte 100% kilian. Thyden i dërgoi kushëririt të tij letrat e birësimit, të cilat përfshinin adresën e nënës së tij të lindjes dhe emrin Maria Angelica Gonzalez .

Përfundimisht, rezultoi se kjo grua ishte nëna e tij, ndërsa kushëriri i tij e ndihmoi ta takonte. Dhjetëra mijëra foshnja u rrëmbyen në periudhën 1970-1980.

Organizata Nos Buscamos vlerëson se dhjetëra mijëra fëmijë u morën nga familjet e tyre në vitet 1970 dhe 1980 nën qeverinë e Augusto Pinochet dhe u dhanë për birësim pas kërkimeve.

“Historia e vërtetë është se ato u rrëmbyen nga familje të varfra, gra të varfra që nuk dinin të mbroheshin”, thotë kreu i organizatës, e cila ka arritur të ribashkojë më shumë se 450 familje.

Një prej tyre është familja e Thaiden, e cila udhëtoi drejt Kilit me gruan dhe dy vajzat për t’i takuar. Momenti ishte shumë emocionues teksa Thaiden hyri në shtëpinë e nënës së tij ku u prit me 42 tullumbace.

Thyden kujton fjalët e para të nënës së tij: “Bir, ti nuk e ke idenë se sa shumë kam qarë për ty. Sa netë qëndrova zgjuar, duke iu lutur Zotit të më lërë të jetoj aq sa të zbuloj se çfarë të ka ndodhur ty.’

Ai e quan veten me fat pasi thotë se gjërat mund të jenë më keq pasi “disa njerëz zbulojnë detaje për origjinën e tyre që nuk do të donin t’i dinin”.

/abcnews.al